TIRANE- Rritja e pensioneve me 4%, për vitin 2016-t do të prek të gjitha kategoritë, duke filluar nga ata që marrin pension pleqërie deri te minatorët apo shtesat mujore të invalidëve. Burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale bëjnë me dije se rritja edhe për vitin e ardhshëm, e parashikuar në buxhet do të bëhet për të njëjtat kategori, që u bë edhe indeksimi në muajin korrik.
Pensionet
Ndryshe nga dy vitet e kaluara qeveria ka parashikuar që për vitin 2016 pensionet të rriten me 4%. Kjo do të thotë se një pensionistë do të përfitojë nga 400 deri në 1200 lekë të reja shtesë, duke filluar nga viti i ardhshëm. Qeveria “Rama” në dy vitet e fundit i ka rritur pensionet me 2% në vitin 2014 dh me 1.6% në vitin 2015.
/Shqiptarja.com