Analiza e votave, PS dominon mbi aleancën PD-LSI-PDIU

Nëse partitë kryesore politike ruajnë peshën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2017 edhe në zgjedhjet lokale të 2019, aleanca e shpallur ditët e fundit mes Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PDIU nuk mjafton për të rrezikuar pozitat e Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të gjitha së bashku, Partia Demokratike, LSI dhe PDIU kanë marrë gjithsej në rang kombëtar 758 383 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë e vetme 764 750 vota ose 6 367 vota më shumë se sa aleanca e re opozitare. Konkretisht, në zgjedhjet parlamentare të 2017, në rang kombëtar, Partia Demokratike ka marrë 456 413 vota, bashkë me Partinë Republikane, Partinë Demokristiane, PBDNJ e drejtuar nga Vangjel Dule dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 225 901 vota, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka marrë 76 069 vota. Diferenca e votave mes PS dhe grupit të partive PD-LSI-PDIU, thellohet nëse llogarisim edhe 14 993 vota të Partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga Skënder Gjinushi, një parti kjo aleate tradicionale e Partisë Socialiste. Duhet konsideruar edhe fakti se Shpëtim Idrizi ka kaluar i vetëm në krahun e PD, pasi tre deputetë të PDIU do të kalojnë me mazhorancën. Mbetet për t’u parë se si do të reflektohet ky realitet në përballjen për drejtimin e 61 bashkive në zgjedhjet lokale të 2019.

Gjithsesi, nga zhvillimet e ditëve të fundit, në zgjedhjet e 2019, Partia Socialiste me shumë gjasa do të ketë përballë frontin opozitar të përbërë nga Partia Demokratike, LSI dhe PDIU. Në fillim të këtij sesioni parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shpallën aleancën për zgjedhjet lokale, aleancë e cila duket se ka pasur edhe miratimin paraprak nga dy njerëzit kryesorë të këtyre partive, përkatësisht Sali Berisha dhe Ilir Meta. Disa ditë më vonë, kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi largimin nga koalicioni me Partinë Socialiste dhe kalimin në radhët e aleancës PD-LSI. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS, deklaroi se PS e ka garën me veten në zgjedhjet lokale të 2019, duke zhvlerësuar koalicionin e ri PD-LSI-PDIU. Kryeministri artikuloi kritika të ashpra në adresë të një pjesë të strukturave të partisë, ndërsa ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që në vitin 2017.

Basha mirëpret Idrizin
Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh dje nga Durrësi se mirëpret vendimin e PDIU për t’u larguar nga koalicioni me Edi Ramën. Basha tha se do të nisin bisedimet me Idrizin për të formuluar strategjinë për largimin e Ramës nga pushteti. “Do të mirëpres kërkesën e PDIU për të nisur bisedimet, bazuar te objektivat, çlirimin e vendit nga krimi dhe formulimi i zgjidhjeve të përbashkëta për çliruar Shqipërinë nga krimi”, tha Basha. Report Tv ka mësuar se Idrizi do kalojë i vetëm krah PD-së, ndërkohë që tre deputetë të kësaj partie do të vijojnë bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Elena Xhina, Reme Lala dhe Dritan Bici do të kalojnë me shumicën parlamentare. PDIU rikthehet pas 4 vitesh te e djathta, pasi u largua në vitin 2014. Një vit më parë, 2013, PD kishte kaluar në opozitë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Analiza e votave, zgjedhjet 2017  
PS 764 750 vota
PD 456 413 vota
LSI 225 901 vota
PDIU 76 069 vota
PD-LSI-PDIU 758 383 vota
PSD, aleate e PS 14 993 vota

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 14/09/2018 18:31

    Basha ne pushtet me 36 gusht kur te piqen rrushte.

    Përgjigju
  • bledi 1: 14/09/2018 08:12

    aleanca PD LSI e ka ulur PD me 30% SOT, PS ka 1,012,133 votues PD ka 332,000 votues LSI ka 140, 000 votues PDIU ka 39,000 votues PSD ka 9000 votues PD ne shoket 511.000 votues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ KQZ prezanton dhe teston sot Platformën Elektronike të Regjistrimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë

Zgjedhjet 2025/ KQZ prezanton dhe teston sot Platformën Elektronike të Regjistrimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë