Ndryshimi i bravës në zyrën e degës së PD në Fier, prokuroria nis hetimet

Ndryshimi i bravës në zyrën e degës së PD në Fier, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për ndryshimin e bravës së derës në zyrën e degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Hetimet nisën pasi sekretari  i PD në degën e Fierit, Emiliano Mone ka kallëzuar dy ditë më parë në prokurori se selisë së PD në Fier i janë ndryshuar bravat e derës.

"Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim, pasi shtetasi Emiliano Mone  M., (sekretar i një subjekti politik, dega Fier) ka kallëzuar se në datë 24.11.2021 ka konstatuar se ishte ndryshuar fisheku i bravës së derës kryesore të selisë së këtij subjekti politik", thuhet në njoftimin e policisë.

Por si ka ndodhur ngjarja? Një ditë më parë Agron Kapllanajt, i cili është komanduar nga Lulzim Basha në krye të degës së Fierit, u pa nga kreu i dorëhequr Luan Baçi si hakmarrje e Bashës se iu bashkua foltores së Berishës, ndaj ka refuzuar edhe dorëzimin e çelësave. Kjo ka barë që dy përfaqësues tw PD nga selia qendrore në Tiranë të vijnë dhe në mënyrë protokollare të ndryshojnë bravën e derës së selisë së PD në Fier.

Ky incident u sqaruar edhe nga vetë Kapllanaj, i cili tha për mediat se Luan Baçi ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqjen dhe ky vend ka qenë vakant dhe se me vendim të Kryesisë të Partisë Demokratike si është komanduar të drejtoj këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 26/11/2021 14:34

    Shume mire qe prokuroria nis hetimet per ndryshimin e braves se selise se PD ne Fier ,po kur shkleu deren e qarkut Fier Alibeaj nuk pati hetime ,kur kjo ishte per penalizim.Drejtesia keto 30 vjet eshte organi me i keq perdorur politikisht dhe me i padrejti ,dhe me i korruptuari.Tregues eshte vetingu ku u qeruan shume viruse qe infektuan keq dtejtesine shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës