Ndryshimi i degës së studimeve
ka afat deri më datë 10 shtato

Ndryshimi i degës së studimeve<br />ka afat deri më datë 10 shtato
TIRANE - Të rinjtë që studiojnë në Universitetin e Tiranës, mund të kenë mundësi që të ndryshojnë degën e tyre, duke i transferuar kreditet në dëgën që preferojnë, por gjithmonë nëse programet përshtaten brenda ciklit që ata kanë nisur. Aplikimet sipas njoftimeve të Universitetit të Tiranës, do të nisin në datën 27 gusht dhe do të mbyllen në 10 shtator.

Kandidatët që do të jenë të interesuar duhet të paraqesin brenda afateve dokumentacionin përkatës, individualisht pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Në dokumentacion përfshihet, një kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme, fotokopje e kartës së identitetit si dhe një mandate arkëtimi për tarifën e aplikimit.

Në zbatim të ligjit të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës nuk pranon dhe nuk shqyrton aplikime për transferim studimesh nga programe studime të ciklit të parë, që zgjasin më pak se 3-vite studimi. Kjo nismë e UT-së, është dhe një mundësi më shumë që ju ofrohet të rinjëve për të zgjedhur një degë që ndoshta ju ofron një vend të sigurt në tregun e punës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban