Ndryshimi i gjyqtarëve të 'Çapjas'/ Vëllai i Fadil Memës: Llumi gjyqësor po luan me gjakun e vëllain tim

ELBASAN- Ndryshimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Elbasanit për shqyrtimin e kërkesës penale, për lirimin ose jo nga burgu të Florenc Çapjas, ku gjyqtarja Miranda Konica është zëvendësuar nga Fatime Fetahu, ka sjellë reagimin e ashpër të Bilbil Memës, vëllait të ish-policit Fadil Mema. Ky i fundit dyshohet se është tentuar të vritet nga Florenca Çapja në vitin 2006 para shtëpisë së tij. Bilbil Mema, vëllai i Fadilit, që ndjek me interes dinamikën e këtij procesi hetimor dhe gjyqësor kundër Florenc Çapjas, tha për “Shqiptarja.com” se llumi i gjyqësorit po tenton të luajë me gjakun e vëllait të tij Fadil Mema. Mema shprehet për gazetën “Shqiptarja.com” se ”...nuk mund të jemi dakord që çështjen tonë ta gjykojë gjyqtarja Pajtime Fetahu, e përjashtuar nga rradhët e gjyqësorit, pasi u filmua duke marë para. Si mund t’i besohet përsëri kësaj gjyqtareje, të rikthyer në Gjyqësor nga paratë e krimit e korrupsionit? Pajtimja, në dijeninë time, është shoqe e klasës e Gëzim Veleshnjës, avokat i familjes Çapja, së paku në rastin e të akuzuarit për vrasjen e Roland Rexhepit dhe Gentian Beqirit e shtetasit Arben Jaçe, të vrarë në Elbasan…” Më tej Bilbil Mema shprehet se duhet me çdo kusht që kjo gjyqtare të mos trajtojë çështjen e tyre, pasi ka konflikt të pastër interesi. Mema thotë për “Shqiptarja.com” se “…Pajtime Fetahu ka vëlla Arben Kodollakun, oficer në policinë rrugore dhe një ish-koleg i Fadilit. A duhet që ta ketë edhe kjo gjyqtare, vëllanë të vrarë nga mafia që të kuptojë situatën tonë se ku ndodhemi? Çfarë do të thoshte kjo gjyqtare nëse një gjyqtar tjetër i korruptuar do lironte vrasësin e vëllait të saj…?”

Bilbil Mema, vëllai i ish-policit Fadil Mema

Reagimi i Bilbil Memës vjen një ditë pasi “Shqiptarja.com” denoncoi se prej muajit gusht 2019 në këtë proces gjyqësor është ndryshuar gjyqtarja që ndjek hetimin paraprak dhe shqyrton masat e sigurisë për të ndaluarin Florenc Çapja. Në seancën e të premtes mes gjykatës, prokurorisë dhe avokatit mbrojtës të Florencit është bërë një debat juridik, pikërisht për mënyrën se si në këtë çështje penale ka hyrë një gjyqtare e re, për shqyrtimin e kërkesës së zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarit Florenc Çapja. Kjo gjyqtare e re që ka hyrë në këtë çështje quhet Pajtime Fetahu, duke spostuar gjyqtaren e seancës paraprake që ka dhënë e para vendimin për Florenc Çapjan, gjyqtaren Miranda Konica (Çekrezi).

Fetahu ka marrë drejtimin e dosjes në gjykatë në muajin gusht 2019, pikërisht kur Miranda Konica ka qënë me lejë vjetore, ndërsa Fetahu ka qenë në listë gatishmërie në gjykatën e Elbasanit. Gjatë seancës së të premtes prokuroria e Elbasanit ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fetahu nga shqyrtimi i masës së sigurisë për Florenc Çapjas, me argumentin se ajo nuk është kompetente dhe s’ka bazë ligjore për të shqyrtuar këtë dosje. Kjo, pasi, sipas diskutimit që u zhvilluar në gjykatë, gjyqtarja kompetente është pikërisht Miranda Konica (Çekrezi), e cila rezulton se është gjyqtarja e parë që shqyrtoi kërkesat e të arrestuarve gjatë fazës së seancës paraprake.  Miranda Konica në datën 12 qershor 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Florenc Çapjan, pasi prokuroria e Elbasanit e akuzon këtë të fundit për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Por pavarësisht se çfarë ka ndodhur prej qershorit 2019, tashmë çështja e Florenc Çapjas është marrë nga një gjyqtare tjetër e cila ka refuzuar të tërhiqet edhe pas kërkesave të bëra nga palët në këtë proces gjyqësor dhe pritet që në ditët në vijim të dali me një vendim konkret nëse do vendosi lirimin nga qelia ose jo të Florenc Çapjas.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK