Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale për herë të parë sjell risi të cilat do të shmangin abuzimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Në një intervistë për Report Tv, kreu i avokatëve penalist Saimir Visha sqaron ndryshimet që sjell drafti i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë një ditë më parë.
Sipas Vishës risi në Kodin e ri Penal dhe atë të Procedurës janë heqia e dënimit me burg për mjekët, ndarja e sasisë së drogës për personat që arrestohen si dhe detyrimi i prokurorit që për çdo të arrestuar në flagrancë brenda 30 ditëve të depozitojë kërkesën për gjykim.
"A do të përbënte vepër penale mjekimi i pakujdesshëm? Për herë të parë, ky term, mjekimi i pakujdesshëm është hequr dhe është futur vetëm për shkeljen e të drejtave për trajtimin shëndetësor. Pra, nuk ka më burgim për mjekët, ka vetëm dënim me gjobë, heqjen e ushtrimit të profesionit për një afat të cakjtuar dhe dëmshpërblimin e dëmit që i ka shkaluar palës ose pacientit të tij. Nëse ti kapesh në flagrancë me armë, nuk ka nevojë për hetim 6 muaj, kur ligji thotë se prokurori brenda 30 ditëve duhet të të çojë në gjyq", u shpreh Visha.
Visha ndalet dhe tek parashkrimi i dënimit ku për herë të parë në Shqipëri i hiqet e drejta atyre që kanë kryer një vrasje për të përfituar nga parashkrimi i dënimit apo fshehja në vite pasi kanë kryer krimin.
"Kemi qenë një nga vendet që edhe vrasjet i kemi parashkruar. Pra, një dënim me 10-15-20 vjet, maftonte të kalonte një afat, dënimi parashkruhej. Ndërkohë, me ligjin e ri, të gjitha vrasjet, me dashje, me paramendim dhe vrasjet në rrethana cilësuese, nuk parashkruhen", tha Visha.
Aktualisht drafti i është përcjell për mendim një sërë ministrish të linjës përfshi dhe atë të Integrimit pasi ndryshimet duhet të jenë në përputhje me standardet ligjore eruopiane aty ku Shqipëria aderon të jetë vend anëtarë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO