Ndryshimi i Kodit të Familjes, gati
plani për legalizim të martesave gay

Ndryshimi i Kodit të Familjes, gati<br />plani për legalizim të martesave gay
TIRANE - Qeveria po përgatit një plan masash për ndryshimin e Kodit të Familjes për LGBT. Në planin e veprimit për përmbushjen e pesë rekomandimeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian theksohet se deri në fund të muajit qershor do të përgatiten ndryshimet për në Kodin e Familjes për të mbrojtur LGBT.

Krahas Kodit të Familjes, po përgatiten edhe ndryshimet për Kodin e Punës për të mbrojtur komunitetin LGBT dhe personat e sëmurë me AIDS nga diskriminimi në ambientet e punës.

“Futja e konceptit të mbrojtjes së orientimit seksual dhe identitetit gjinor në kuadrin e gjerë legjislativ (duke bërë një skanim të të gjithë legjislacionit përkatës për klauzola antidiskriminim, përfshi Kodin e Punës, Kodin e Familjes dhe legjislacionin në fushën e medies, si edhe duke harmonizuar dispozitat ligjore ekzistuese). Hartimi i propozimeve për ndryshime në Kodin e Familjes - Gjashtëmujori i parë i 2014. Përfshirja e konceptit të orientimit seksual dhe identitetin gjinor dhe jetesës me HIV/AIDS, në Kodin e Punës-Shtator 2014”,- thuhet në planin e veprimit.

Sipas këtyre ndryshimeve parashikohet që komuniteti LGBT në Shqipëri të fitojë më shumë të drejta se sa në vendet e tjera të Europës pasi nëpërmjet Kodit të Familjes atyre do të mund t’i legalizohet martesa brenda gjinisë së njëjtë. Këtë deklaratë e ka bërë edhe më parë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, i cili është edhe ministri kompetent për këto ndryshime të parashikuar nga qeveria.

Por, këto ndryshime nëse do të miratohen do të çojnë në një përplasje me konservatorët shqiptarë, të cilët e refuzojnë kategorikisht këtë ndryshim në Kodin e Familjes.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur