Ndryshimi i ngjyrës së Taj Mahal shqetëson Gjykatën e Lartë të Indisë

Ndryshimi i ngjyrës së Taj Mahal shqetëson Gjykatën e Lartë të Indisë

Taj Mahal në Indi

Gjykata e Lartë e Indisë ka udhëzuar qeverinë për të kërkuar ndihmë të huaj për të rregulluar atë që e përshkroi si një ndryshim shqetësues në ngjyrën e Taj Mahal.

“Edhe në qoftë se ju keni ekspertë ju nuk jeni duke i përdorur ato. Apo ndoshta ju nuk po interesoheni”, thuhet në deklaratën e njërit gjyqtar, siç raporton BBC

Gjykata tha se pallati i famshëm, i ndërtuar në shekullin e 17 nga mermer i bardhë dhe materiale të tjera, u kthye në të verdhë dhe tani ishte kthyer ngjyrë kafe dhe jeshile.

Ndotja, ndërtimi dhe insektet po thuhet të jenë ndër shkaqet kryesore.

Gjyqtarët Madan Lokur dhe Deepak Gupta shqyrtuan fotografitë e pallatit të paraqitur nga ambientalistët dhe urdhëruan qeverinë të kërkojë ekspertizë brenda dhe jashtë Indisë.

Qeveria ka mbyllur mijëra fabrika në afërsi të Taj Mahal, por aktivistët thonë se pallati prapë po humb shkëlqimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë