Ndryshimi i orës javën tjetër,
PE studim për efektet 

E diela e fundit e marsit do të sjellë edhe ndryshimin e orës për vendet e Europës. Diskutimet për ndryshimin e orës në Parlamentin europian kanë sjellë debate të shumta, por arritën në një marrëveshje. Parlamenti Europian votoi javën e shkuar për të mos hequr ende ndërrimin e orës, por shumica vendosi që të kryhet më parë një hetim mbi efektet që ndryshimi apo mos ndryshimi i orës do të sillte. 

Për këtë arsye, eurodeputetët, me 384 vota pro dhe 153 kundër, kërkuan një studim shkencor përfundimtar përpara se të merret masa e heqjes së ndryshimit. Finlanda, e cila ka kryeqytetin më të veriut të BE-së, thirri në janar që BE të heqë çelësin e orës, pas një peticioni publik që siguroi më shumë se 70,000 nënshkrime. Politikanët e lartë në Lituani, Poloni dhe Suedi gjithashtu kanë kritikuar ndryshimin e kohës, i cili përdoret në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.  Kritikët e sistemit thonë se kjo mund të shkaktojë probleme afatgjata shëndetësore, veçanërisht në mesin e fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve.

Hulumtimet kanë treguar se ndryshimi i kohës ndërpret oraret e gjumit dhe mund të ndikojë në produktivitetin në punë.  Studime të shumta kanë dështuar të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, megjithatë kanë treguar se ka efekte negative tek shëndeti i njeriut. Ndërrimi i orëve është bërë i zakonshëm gjatë viteve ’70 , por është testuar edhe më herët, si nga Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria dhe Spanja ishin të parat në Europë që filluan të zbatonin orët e verës dhe orët e dimrit në vitin 1974.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, 3 janari ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore

Festat e fundvitit, 3 janari ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore