Dritat në rrugë apo në lagje janë ndër detajet më të rëndësishme për të gjithë! Pasi pa to nuk ka jetë dhe gjithashtu na ofrojnë siguri.
Dhe nga sonte zona e “Ali Demit” do të ndriçohet nga dritat LED.
“Dritë tu bëftë jeta thoshte nëna ime! Sigurisht që nuk e kishte fjalën për ndriçimin, por dhe pa dritë nuk ka jetë, nuk ka civilizim! Investim i ri në ndriçimin LED përgjatë rrugës “Ali Demi”. Bravo çuna!”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në postimin në rrjetet sociale.
Këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë investimesh të rëndësishme për zëvendësimin e ndriçimit të vjetër me atë të ri LED. Falë zgjerimit të shtrirjes së ndriçimit edhe në zona që më parë ishte pothuajse e pamundur, është rritur edhe siguria publike.
Mire,bravo,por mos e ekzagjeroni,se 2 poca u vune.Per keto gjera nuk duhet me bo kaq reklame e madhe.
Përgjigju