Ndryshohet kreu i Kinematografisë
ikën Artan Minarolli vjen Ilir Butka

Ndryshohet kreu i Kinematografisë<br />ikën Artan Minarolli vjen Ilir Butka
TIRANË - Ndryshohet kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vendimi është marrë nga qeveria gjatë mbledhjes së sotme.
 
Qeveria ka vendosur që Ilir Butka të emërohet kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në vend të Artan Minarolli, i cili është liruar nga kjo detyrë.
 
Vendimi për këtë emërim është marrë nga qeveria “në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr. 8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar”.
 
Largimi i Minarolit është bërë me propozim të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Sipas qeverisë, ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë