TIRANE- Pas miratimit të ligjit për arsimin parauniversitar, i cili ndryshon mënyrën e përzgjedhjes së teksteve në shkolla, Ministria e Arsimit ka ndryshuar dhe formulën e çimimit për të gjitha tekstet shkollore. Udhëzimi i Ministres Lindita Nikolla përcakton se formula e re bazohet te parimi, “çmimi i çdo libri nuk do të jetë më i lartë se 10% e çmimit të një vitit më parë, për të njëjtin tekst”.
Sipas udhëzimit çmimi i çdo libri do të jetë një mesatare mes çmimeve të 3 teksteve që do të përzgjidhen nga MAS dhe që propozohen nga shtëpitë botuese.
/Shqiptarja.com
Sipas udhëzimit çmimi i çdo libri do të jetë një mesatare mes çmimeve të 3 teksteve që do të përzgjidhen nga MAS dhe që propozohen nga shtëpitë botuese.












