Ndryshojnë provimet e maturës, COVID-i dhe celulari ju çojnë për vjeshtë! Testi pyetje me alternativa dhe zhvillim

Pak ditë na ndajnë që rreth 34 mijë maturantë t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore. Ndryshe nga një vit më parë, tezat do të përfshijnë përveç pyetjeve me alternativa, edhe me zhvillim.

“Pyetjet nuk fokusohen në aftësi të niveleve të riprodhimit, që lidhen me riprodhimin apo me mbajtjen mend përmendësh të fakteve, të informacionit etj., por mbi mënyrën se si nxënësit janë në gjendje ti përdorin këto aftësi në situata të jetës së zakonshme të përditshme, sigurisht të ngjashme me situatave të mësuara gjatë procesit mësimor”-tha drejtoresha e QSHA Rezana Vrapi.

Tezat e hartuara nga specialistë të QSHA janë gati dhe në total përmbajnë 60 pikë. Koha e vënë në dispozicion është 2 orë e 30 minuta dhe çdo maturant për tu konsideruar kalues duhet të marrë 15 pikë.

“Unë dua t’iu sigurojë që ne jemi treguar të kujdesshëm dhe teza do të jetë e një niveli të kapshëm nga të gjithë ata”-tregoi Vrapi

Edhe këtë vit për shkak të pandemisë do të duhet që provimet të zhvillohen nën masat anti-covid. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi shpjegon se çdo të ndodhë nëse ditën e provimit maturanti rezulton i infektuar me COVID-19.

“Të kenë kujdes se nëse ata do të infektohen në këtë periudhë për fat të keq ata nuk do të lejohen të hyjnë në mjedisin e provimit dhe kjo do ti çonte në sezonin e dytë. Kështu që në këto pak ditë që kanë mbetur të tregohen shumë të kujdesshëm me shëndetin e tyre”, u shpreh Rezana Vrapi.

Mbajtja e telefonave celularë ditën e provimit i penalizon maturantët.

“Nëse ata do të kapen me celular, atëherë ata do të përjashtohen menjëherë nga provimi pra fleta e tyre do të s’kualifikohet. Ata në këtë rast do të jenë të detyruar që të futen në sezonin e dytë për të dhënë provimin ku ata janë kapur me celular. Sigurisht kjo nuk do të ishte një gjë e mirë pasi do ti shkurtonte shumë shanset e tyre për aplikimet në Universitet pasi do të ishin të detyruar të aplikonin me raundin e dytë dhe dihet që në raundin e dytë një pjesë e madhe e kuotave janë të zëna”-tha ndër të tjera drejtoresha e QSHA.

Drejtoresha e QSHA i këshillon maturantët që ta marrin me sa më tepër qetësi këtë periudhë.

“E vetmja gjë që ju uroj është që të jenë sa më mirë ditën e provimit, të japin maksimalen e tyre. Matura është e rëndësishme por ka dhe gjëra të tjera shumë  më të rëndësishme në jetë, kështu që ti marrin me një lloj serioziteti por nga ana tjetër jo me presion psikologjik, jo me stres të madh sepse kjo do të ndikonte negativisht në ditën e provimit”- këshilloi drejtoresha e QSHA.

Provimi i parë i Maturës Shtetërore do të nisë më datë 3 qershor me atë të Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 7 me Gjuhën-Shqipe, më 11 me Matematikën, duke e përmbyllur me Lëndën me zgjedhje më 15 qershor.

 

Intervista me  drejtoreshën e QSHA Rezana Vrapi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët