Ndryshojnë rregullat e lojës
së “BB”, vajzat fitojnë imunitet

Ndryshojnë rregullat e lojës<br />së “BB”, vajzat fitojnë imunitet
Një javë e mbushur me surpriza, por edhe eleminime! Daniela, vajza e cila shijoi për dy javë qëndrimin në shtëpinë më të famshme të “Big Brother Albania” u eleminua pasi publiku ka votuar individualisht, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar më parë, një kërkesë kjo e Vëllait të Madh. Që në fillim të spektaklit, Daniela ka treguar se ka pasur mosmarrëveshje në çift dhe kjo për faj të Fatjonit, sipas saj. Daniela shprehu, se do të ndihej shumë mirë nëse do të mund ta bënte lojën e vetme, por ky është vendim i Vëllait të Madh dhe nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, një mosmarrëveshje që çoi në eleminimin e saj. Spektakli “Big Brother” çdo javë e më tepër po vë përballë çifteve sfidën për të mbijetuar me lojërat e tyre dhe ngjarjet më pikante mes tyre. Ajo çka suprizoi mbrëmë ishte imuniteti i vajzave nga loja e Nevilës me topin. Vëllai i Madh ju ka dhënë imunitet gjatë javës, duke pasur në dorë fatin e djemve, por ajo çka i dëshpëroi ato ishte se secila nga vajzat nuk mund të shpëtoj partnerin e lojës. 

daniela bb7

Racizmi, debate mes opinionistit dhe Eraldit

Një tjetër moment pikant i show-t ishte edhe ndryshimi i partneres së parë të Eraldit, Esterinës, ku opinionisti Armand Peza e komentoi si një refuzim racist për shkak të origjinës së saj egjyptiane. Por, Eraldi e mohoi kategorikisht duke thënë se; “Ndryshova partnere dhe zgjodha Esidën, jo për shkak të origjinës së Esterinës, por sepse Esidën e pashë si një partnere të fuqishme në lojë”. Për këtë arsye, produksioni i ka bërë një surprizë Esterinës, duke e takuar në oborrinë e shtëpisë me gjyshin e saj Shefqet, pas rrëfimit të historisë familjare shumë të dhimbshme.   

Loja e puthjeve, Matilda mohon dashurinë e vërtetë

Debate i javës së shtëpisë më të famshe të “Big Brother” ka qenë edhe afrimiteti i Fatjonit me Julianën, një afrimitet që nga ana e Matildës është kthyer në xhelozi të hapur mes çiftit. Gjatë mbrëmjes së djeshme, ka qenë moderatorja Arbana Osmani që ka pyetur Matildën për javën dhe për banorët me të cilët është më e lidhur. Ajo pohoi se është shumë e lidhur me Jonën dhe me asnjërin prej banorëve të tjerë, duke mohuar xhelozinë që e bren përbredna për bashkshortin e saj real Fatjonin. Por, Arbana nuk ndalet duke e ngacmuar dhe e pyet se cili nga djemtë i pëlqen më shumë dhe se çfarë duhet të ketë një mashkull që asaj t’i pëlqejë, por Matilda thotë se për momentin nuk mund të japë asnjë detaj. Reagimi i Matildës ishte shumë shokues duke dal kundër puthjeve që kanë ndodhur mes çifteve, por ka qenë Juliana ajo që ka thënë se është pro lojës së puthjeve.
 

Nevila fiton sprovën: Imuniteti, dhurata për vajzat për 8 Marsin

Pas sprovës së Vëllait të Madh që në fillim të spektakëlit, vajzat u lumturuan kur morën lajmin që këtë javë kanë imunitet, nuk mund të nominohen. Pasi ia shpjegon lojën, Arbana i tregon se nëse fiton sfidën, do të fitojë një dhuratë të madhe për të gjitha vajzat për festën e 8 Marsit, ditën e sotme. Nevila mundohet të mbajë topin me këmbë, duke i numëruar të gjitha herët, edhe pse ankohet që topi nuk është shumë mirë i fryrë. Ajo tregon se ka mundur të bëjë 86 xhonglime, ndërkohë që Vëllai i Madh i kishte vënë një shifër prej 50 xhionglimesh. Kështu, Nevila fiton sfidën dhe dhuratën për vajzat dhe të gjitha futen të gëzuara në shtëpi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos