Një udhëzim i ri i dy ministrave përcakton tarifat që duhet të paguajnë shoferët për të marrë patentët. Në këtë udhëzim janë shtuar kategoritë e reja të patentave dhe tarifa që duhet të paguajnë shoferët e rinj është nga 2 mijë deri në 4500 lekë të reja.
Udhëzimi i firmosur nga Ministri i Financave dhe Ministri i Transporteve, nuk i rrit tarifat për marrjen e patentës, por shton pagesën që duhet bërë për kategoritë e reja që janë shtuar tashmë. Nëse më parë paguhej 4500 lekë për të marrë patentën e kategorisë B, tashmë e njëjta pagesë do paguhet edhe për kategorinë B1.
“Tarifa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë: Për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë. Shtetasit që pajisen me leje drejtimi paguajnë tarifën në momentin e dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti. Shtetasi duhet të pajiset me dokumentin që vërteton pagimin e kësaj tarife. Të gjitha pagesat e tarifës do të regjistrohen në një regjistër të veçantë”, - thuhet në udhëzimin e qeverisë.
Rritja e tarifësNdërkohë tarifa e patentës është 3 mijë lekë më shumë, pasi pak muaj më parë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka rritur tarifën për vizitën tek mjeku okulist dhe tek mjeku për veshët.
Secila prej këtyre vizitave kushton 1500 lekë të reja.
Më herët për të marrë patentën paguhej vetëm 1 mijë lekë mandatpagesa për vizitat mjekësore.
Tashmë me dy tarifat e reja shoferët duhet të paguajën 4 mijë lekë për të marrë dokumentat e nevojshme shëndetësore për të aplikuar për patentë.
Ministria e Shëndetësisë thotë se tarifa prej 3 mijë lekë për vizitat tek mjeku i syve dhe ai i vesheve nuk paguhet për kontrollet shëndetësore të zakonshme, por vetëm në rastet kur aplikohet për leje drejtimi dhe për leje të përdorimit të armëve.
Tarifat për kategoritë reja të lejes së drejtimit a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë;
b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë
c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë
ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë
d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
46.3%
-
Të gabuar
48.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 9467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia e Lirisë në mbrojtje të Salianjit, sulmon drejtësinë, Blushi: Hakmarrje e verbër primitive, gjyqtarët ‘vrasës me pagesë’! Mbështesim protestën e PD më 6 Tetor
27 Shtator, 15:05
-
Formula 1/ Veterani Daniel Ricciardo largohet nga RB, e zëvendëson i riu Liam Lawson
27 Shtator, 15:00
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin e Arjanit Malokun! Cështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës
27 Shtator, 14:56
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Klosi në Report Tv: Të shkoj në burg, t'i shkruaj në libër denoncimet! U inskenua një skenë e tërë për të denigruar Xhafajn
27 Shtator, 14:53
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, ish-deputeti i PD, Hoxha: Drejtësia i bëri shërbim popullit dhe politikës shqiptare, rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara!
27 Shtator, 14:47
-
Zyrtare/ Genoa - Juventus me rrezikshmëri të lartë, luhet me dyer të mbyllura
27 Shtator, 14:29
-
Ngujimi në seli? Grupi i PD bën gati versionin ekstrem për të mos dorëzuar Ervin Saljanjin! deputeti: Do i dëgjoj dhe pastaj do marr një vendim
27 Shtator, 14:04
-
'Letra nga burgu! Salianji tregon si do drejtojë fushatën nga qelia! S'mund as të flasë nga dritarja si Berisha
27 Shtator, 13:56
-
Ardit Rada: Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli
27 Shtator, 13:53
-
Orët e fundit të lirisë, Salianji: Po shkoj në burg për interes të PD-së, vetë personalisht kam humbur shumë
27 Shtator, 13:38
-
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta
27 Shtator, 13:38
-
Vllaznia në krye, Thomas Brdaric 'kërcënon' Dinamon: Na duhen tri pikët, jo loja e bukur
27 Shtator, 13:29