Ndryshon data e ndeshjes Kosovë
– Shqipëri, ja kur do të luhet

Ndryshon data e ndeshjes Kosovë<br />– Shqipëri, ja kur do të luhet
Ndeshja miqësore mes Kosovës e Shqipërisë do të zhvillohet me 13 nëntor, e jo me 17 nëntor ashtu siç ishte përcaktuar më pare.
Lajmin se Kombëtarja kuqezi do të luajë me 13 nëntor kundër djemve që drejtohen nga Albert Bunjaku, e ka konfirmuar përgjegjësi i Përfaqësueses së Kosovës, Artan Govori.

“Ndeshja Kosovë – Shqipëri, do të zhvillohet me 13 nëntor, në ora 14:00”, ka shkruar Govori në Facebook.Normalisht ndeshja do të luhet në stadiumin e Prishtinës.
Shqipëria e ka siguruar kualifikimin për në kampionatin evropian dhe do të vijë në Kosovë të festojë me tifozët e saj këtë rritje të madhe për të gjithë shqiptarët. 

Prej ditësh përflitej për organizimin e miqësores mes dy përfaqësueseve, ndërkohë që më herët ranë pistat e miqësoreve me Poloninë dhe Kroacinë për kuqezinjtë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia