Listë pagesat nuk do të krijohen më manualisht nga bizneset por do krijohen automatikisht nga sistemi online i tatimeve.

Përmes një deklarate zyrtare, Administrata Tatimore thotë se nga data 1 Shkurt 2017, Listë pagesa e Kontributeve te Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi te Ardhurat nga Punësimi do të krijohen automatikisht nga sistemi. Bizneset nuk do të jenë më të detyruara t’i krijojnë ato përmes formularit ESIG 025.
 
Listë pagesat do të krijohen automatikisht, për çdo periudhë tatimore, çdo datë 1 të muajit pasardhës, duke iu dhënë mundësinë të bizneseve të vijojnë me deklarimin e tyre në të njëjtën mënyrë siç veprojnë me deklaratat e tjera tatimore.

Afati i deklarimit të listë pagesave është data 20 e muajit pasardhës. Penalitetet për mosrespektimin e kësaj date janë 10 mijë lekë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)