Ndryshon kurrikula/ Gjimnazet këtë
 vit tekste të thjeshta për nxënësit

Ndryshon kurrikula/ Gjimnazet këtë<br /> vit tekste të thjeshta për nxënësit
TIRANË - Vitin e ardhshëm nxënësit e shkollave të mesme do të kenë programe më të reja, më pak lëndë, më pak ngarkesë. Risi tjetër do të jetë se vitin e fundit të gjimnazit maturantët do të kenë vetëm 5 lëndë me detyrim, kurse të tjerat me zgjedhje në bazë të universiteteve që ata dëshirojnë të ndjekin.

Kurrikulat
Projekti i Ministrisë së Arsimit pritet të nisë këtë shtator me klasat e dhjeta. Sipas programit të përcaktuar, nëse dy vitet e para, gjimnazistët do të marrin njohuri të përgjithshme, në vitin e fundit ata do të profilizohen sipas universiteteve që do të ndjekin duke bërë lidhjen mes reformës së arsimit parauniversitar dhe atij të lartë.

“Në klasën e 10-të dhe të 11-të nxënësit do të kenë një numër lëndësh të caktuara, ndërsa në klasën e 12-të do të kenë pesë lëndë të detyrueshme dhe lëndët e tjera do t’i zgjedhin sipas kritereve që universiteti përcakton për të vazhduar studimet. Nga 18-të lëndë të detyrueshme, me kurrikulën e re janë 12-të lëndë të detyrueshme në klasën e 10-të dhe 11-të dhe vetëm 5 lëndë të detyrueshme në klasën e 12-të  si, gjuha, letërsia, matematika, gjuha e huaj, sporti”, tha Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gerti Janaqi. Sipas tij, është vendosur që Gjuha Shqipe të jetë lëndë më vete në gjimnaz. Po ashtu do të rikthehet edhe lënda e filozofisë.

Ngarkesa
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se ashtu si nxënësit evropianë edhe gjimnazistët shqiptarë, do të kenë 12 tekste nga 18 që kanë aktualisht. Nuk do të ketë heqje lëndësh, por rikonceptim të tyre. “Kjo reformë kurrikulare do të mundësojë që tekstet e reja bashkëkohore të standardeve më të mira të jenë pjesë e gjimnazit dhe ne të mundësojmë angazhimin e marrë, që brenda tre viteve, në gjithë sistemin parauniversitar, të fusim kurrikulën e re dhe tekstet e reja”, deklaroi Nikolla.

Sa u përket lëndëve me zgjedhje ministrja Nikolla tha se pesha që zë kurrikula me zgjedhje në planin mësimor aktual të gjimnazit është e ulët referuar standardit evropian. Kjo peshë, që në planin aktual shkon rreth 17%, ndërkohë që mesatarja në nivel evropian është rreth 30%. Sa i përket mësuesve që do të japin mësim me programet e reja, ministrja deklaroi se ata do të trajnohen më parë nga Instituti i Zhvillimit dhe Kurikulave.

“Shumë i rëndësishëm është edhe trajnimi i drejtuesve të drejtorive arsimore dhe i drejtuesve të shkollave, me një program specifik pune, për të evidentuar gjithë problematikën që lidhet me burimet njerëzore, ne mënyrë që të mos kemi asnjë mësues që mund të rrezikohet për shkak të kësaj situate të re, për sa u përket orëve mësimore që ata zhvillojnë”, tha Nikolla. Ndryshimet e kurrikulës kanë ardhur pas një studimi të kryer në 13 Drejtori Arsimore ku janë pyetur, prindër mësues dhe nxënës. Studimi ka treguar se 70% e nxënësve dhe 58% e mësuesve janë shprehur se librat e shkollës së mesme janë tejet të ngarkuar.

Të dhëna nga studimi mbi ngarkesën mësimore
533 mësues u përfshinë në studimin e bërë nga IZHA mbi kurrikulën aktuale të gjimnazit
569 nxënës u përfshinë në këtë studim
569 prindër të përzgjedhur ishin pjesë e po këtij studimi mbi kurrikulën
13 Drejtori Arsimore në të gjithë vendin ishin pjesë e studimit të kurrikulës
58% e mësuesve e vlerësojnë shumë të ngarkuar programin e gjimnazistëve
70% e vetë nxënësve janë shprehur se kanë ngarkesë të madhe mësimore
12 lëndë do të ketë kurrikula e re e cila do të zbatohet shtatorin e këtij viti
18 lëndë ka kurrikula aktuale, por sipas MAS nuk do të ketë heqje të lëndëve po rigrupim të tyre
17 % është sot kurrikula me lëndëve me zgjedhje në vendin tonë
30% është kjo lloj kurrikule në vendet evropiane
Në klasën e 10-të dhe të 11-të nxënësit do të kenë një numër lëndësh të caktuara
Në klasën e 12-të do të kenë pesë lëndë të detyrueshme dhe lëndët e tjera do t’i zgjedhin sipas kritereve që përcaktojnë universitetet
 
Disa nga risitë e kurrikulës së re janë:
Ndarja e gjuhës shqipe nga letërsia
Rikthimi i traditës së filozofisë në kurrikulën bazë
Zvogëlohet mundësia e zgjedhjes në dy vitet e para të gjimnazit
Shtohet numri i orëve me zgjedhje në klasën e 12­-të (mbi dhjetë orë)
Hiqet sistemi i koeficientëve për lëndët me zgjedhje
Zgjidhet më mirë raportin mes kurrikulës bërthamë dhe asaj të avancuar
Programet kurrikulare të gjimnazit mundësojnë që të shkruhen tekste shkollore më pak të ngarkuara
Modulet kurrikulare plotësojnë nevojën e nxënësve në drejtim të çështjeve prioritare të shoqërisë së shekullit XXI


Redaksia Online
(E.Ç.çshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet