Parlamenti do të nisë këtë javë diskutimin mbi një tjetër ligj që konsiston në mbrojtjen e tokës. Në programin e punës thuhet se komisionet do të nisin punën për “krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës “të ndryshuar”. Burimet kanë bërë të ditur se drafti ka të bëjë me mos lejimin e ndërtimeve me apo pa leje në tokat bujqësore. Por dhe për të ndaluar veprime të tjera që dëmtojnë tokat bujqësore, ato turistike apo dhe sipërfaqe të cilësuara të rëndësisë strategjike në zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe pse në parlament dhe 5 vite më parë është miratuar një ligj mbi mbrojtjen e tokës, strukturat për realizimin e këtij detyrimi nuk kanë funksionuar asnjëherë. Por duket se së bashku me ndërprerjen e ndërtimeve të paligjshme në zonat urbane, maxhoranca e re ka kërkuar dhe ndalimin e shkatërrimit të tokës bujqësore. Së bashku me këtë ndalim tashmë kanë nisur dhe projekt ligjet në zhvillimin e bujqësisë. Drafti i futur tashmë në punimet parlamentare do të diskutohet në komisionin e ligjeve, atë të veprimtarive prodhuese si dhe në atë të ekonomisë.