Ndryshimet parashikojnë dyfishimin e numrit të programeve të strehimit social, përfshirja në të e familjeve të varfra që përfitojnë ndihmë ekonomie, apo rikonstruksioni i banesave ekzistuese.
''I pari që do të veçoja është dyfishimi i programit të strehimit. Kemi përfshirë kategori qytetarësh, edhe familje që kanë të ardhura shumë pakëta ose ato familje që marrin ndihmë ekonomike. Një risi tjetër është krijimi i pronarit social që ju jep sërish mundësi subjekteve private të hyjnë në marrëdhënie me bashkitë për t’i dhënë me qira banesat e tyre. Risi tjetër është rikonstruksioni i godinave ekzistuese që kanë humbur funksionin e tyre'', është shprehur Gjermeni.
Gjermeni tha se së shpejti bëhet publik edhe raporti mbi numrin e saktë të të pastrehëve në Shqipëri, ndërkohë që sipas të dhënave jo përfundimtare vlerësohet se ata janë rreth 35 mijë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com