Ndryshon ligji, qeveria vë nën monitorim ministrinë për garat e HEC-ve

Ndryshon ligji, qeveria vë nën monitorim ministrinë për garat e HEC-ve

Zhvillimi i procesit konkurrues për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë nga hidrocentralet do të kalojë nga Këshilli i Ministrave, i cili do të shërbejë si arbitër për mosdiskriminimin dhe transparencën e procesit. Bëhet fjalë për ato hidrocentrale që janë deri në 2 megavat dhe që sipas një vendimi më të hershëm nuk klasifikohen si konceisone dhe mund të kalojnë vetëm me firmën e ministrit. Ndyrhsimet janë bërë në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” i miratuar në vitin 2015 dhe që është nxjerrë për konsultim së bashku me një sërë ndryshimesh të tjera. Sipas ligjit sot  në nenin 49 saksionohet se ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese, të cilat nuk janë objekt koncesioni, ose çdo kapacitet i ri prodhues deri në 2MW, miratohet nga ministri përgjegjës për energjinë. Ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese mbi 2 MW, të cilat nuk janë objekt koncesioni, miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë.

Në pikën dy të këtij neni thuhet se Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë, miraton rregullat dhe procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, mbi baza transparente dhe jodiskriminuese, bazuar në: a) sigurinë e sistemit të energjisë elektrike, instalimeve dhe pajisjeve të lidhura me to; b)mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë publike; c) mbrojtjen e mjedisit; ç) përdorimin e truallit dhe vendndodhjen; d)efiçencën e energjisë;dh) natyrën e burimeve parësore të energjisë; e) karakteristikat e veçanta të aplikuesit, të tilla si aftësitë teknike, ekonomike dhe financiare; ë)përputhjen me masat e marra për shërbimin publik dhe mbrojtjen e klientëve; f) kontributin e kapacitetit prodhues në përmbushjen e objektivit për energjinë që duhet të prodhohet nga burimet e rinovueshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi; g) kontributin e kapacitetit gjenerues në reduktimin e emetimeve të gazrave të efektit serë; gj) shitjen e energjisë elektrike; h) vlerën e tarifës që do të paguajë në favor të shtetit përfituesi i autorizimit.

Pikërisht në fund të pikës “h” është shtuar edhe pika tjetër ‘i’i që cilëson se edhe zhvillimi i procesit konkurres do të kalojë nga qeveria.

Nga viti 2017 kur hyri në fuqi vendimi që përjashtonte hidrocentralet deri në 2MW nga konceisonet tipike dhe që jepeshin vetëm me firmën e ministrit vërshuan një numër i madh aplikimesh teksa nga ana e eskpertëve theksi u vu në faktin që impakti i tyre ekonomik ishte i dobët në raport me dëmin që shkaktonin në mjedis.

Ndarja e OSHEE, vendosen kufijtë për funksionimin e kompanive

Projektligji i nxjerrë për konsultim sjell edhe ndryshimet që lidhen me mënyrën sesi do të funksionojë OSHEE e cila përveç kompanisë mëmë tashmë ka tre kompani të tjera nën vete me funksione të qarta. Në nenin 72 është riformular pika 3 e cila sanksionon se “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të ketë të drejta efektive të plota vendimarrëse, të pavarura nga shoqëria e integruar e energjisë elektrike, lidhur me asetet e nevojshme për funksionimin, mirëmbajtjen ose zhvillimin e rrjetit të Shpërndarjes.

Për të përmbushur këto detyra, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të ketë në dispozicion burimet e nevojshme, përfshirë burimet njerëzore, teknike, fizike dhe financiare.

Shoqëria mëmë (kontrolluese), ka të drejtën e mbikëqyrjes ekonomike dhe menaxheriale në lidhje me kthimin e aktiveve, miratimin e planit ekonomik financiar, ose çdo instrument ekuivalent, të operatorit të sistemit të shpërndarjes, dhe të vendosë kufijtë e përgjithshëm në nivelet e borxhit të shoqërisë bijë (të kontrolluar) .

Shoqëria mëmë (kontrolluese), nuk mund të japë udhëzime për veprimtarinë e përditshme operacionale të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë dhe nuk ka të drejtë të marrë vendime lidhur me ndërtimin apo rikonstruksionin e linjave të shpërndarjes, vlera e investimit të të cilave nuk tejkalon nivelet e planeve financiare të miratuara apo vlerat e përcaktuara në statutin e shoqërisë, apo legjislacionin në fuqi”.Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën