Ndryshon ligji / Rritet me 350 mijë lekë paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si nisi beteja pas një gabimi në llogaritje nga Ministria e Financave 

Ndryshon ligji / Rritet me 350 mijë lekë paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si nisi beteja pas një gabimi në llogaritje nga Ministria e Financave 

Foto ilustruese

Paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 118 100 lekë që është aktualisht do të rritet në 153 000 lekë. Kështu parashikon një projektligj i depozituar në Kuvend nga qeveria, i cili ndryshon formulën e pagës bazë të magjistratëve. Nisma ligjore është pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nr. 35/2022, e cila rrëzoi shkronjën “a”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit për statusin e magjistratëve, për pagën bazë.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Gjykatave pas një auditimi të KLSH-së në vitin 2020 në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, ligji ishte interpretuar në mënyrë të gabuar, duke u mohuar gjyqtarëve dhe prokurorëve 14 mijë lekë në muaj. Sipas KLSH-së, paga e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur.

Nga Ministria e Financave nuk pati vullnet për të reflektuar konstatimin dhe rekomandimin e KLSH-së. Në këto kushte, gjyqtarët dhe prokurorët e fituan betejën në Kushtetuese. Për pagën bazë të gjyqtarëve dhe prokurorëve merrej paga e sekretarit të Përgjithshëm, kategoria I-b. Por, në shtator të vitit 2022, qeveria rriti pagën për këtë kategori në 138 700 lekë. Duke i shtuar kësaj vlere shtesën 14 mijë lekë që vendoi Gjykata Kushtetuese, paga bazë shkon në 152 700 lekë.

Por ndryshimet ligjore të depozituara nga qeveria në Kuvend ndryshojnë kategorinë që do merret si referencë për pagën bazë. Ndryshimet ligjore parashikojnë që si referencë nuk do merret paga e sekretarit të përgjithshëm, por paga e presidentit. Meqenëse Presidenti duhet të ketë pagën më të lartë në piramidën e shtetit shqiptar, është parashikuar që paga e kreut të shtetit të bëhet 4 250 00 lek në muaj ose rreth 4 mijë euro. 

Është parashikuar që paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të jetë sa koeficientit që del nga shumëzim i 0.36 me pagën e re të Presidentit të Republikës, konkretisht 153 000 lekë në muaj. Por, ndryshimet ligjore kanë vendosur një kusht, sipas të cilit indeksimi i kësaj page nuk mund të bëhet më vonë se dy vite nga indeksimi i fundit.

Paga bazë shoqërohet me shtesa për vjetërsi, shtesa për pozicionin drejtues si dhe një shtesë
në masën 80 për qind të pagës bruto fillestare, për prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme. Konkretisht, në vitin 2020, Arben Kraja, si kreu i SPAK-u ka marrë 4.7 milionë lekë paga ose 47 milionë lekë të vjetra. Pagat për anëtarët e drejtësisë së re konsiderohen si një element i rëndësishëm për pavarësinë, dinjitetin dhe integritetin e magjistratëve.

(Kliko këtu për të parë projektligjin për ndryshimin e pagës së magjistratëve)

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar