Ndryshon ligji, hiqen
nenet që importojnë plehrat

Ndryshon ligji, hiqen<br />nenet që importojnë plehrat
TIRANE- Nenet që lejojnë importin e mbetjeve në vendin tonë për qëllim riciklimi, do të hiqen. Ndryshimet në ligj, janë diskutuar dhe miratuar dje vetëm me votat e mazhorancës në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ndërsa të enjten do të kalojë për votim në parlament.
 
Ligji për importin e mbetjeve në vendin tonë do të ndryshojë krejtësisht, duke hequr nenet që lejojnë që të futen mbetje për qëllim riciklimi. Ndonëse vetëm me votat e mazhorancës, ndryshimet janë miratuar dje në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, edhe me bekimin e ricikluesve dhe ambientalistëve. Ricikluesit kanë qenë dakord me ndryshimet, të cilat do të miratohen të enjten në parlament, por kanë kërkuar që të ndërmerren hapa për ndarjen e mbetjeve që në burim, në mënyrë që ata lëndën e parë ta sigurojnë në vend. Ja disa nga debatet e djeshme. 

Monika Kryemadhi: Një nga problemet që kemi këtu është hyrja e lëndëve të denshme qoftë në dogana. Keni ju raste të hyrsjes së tyre?
Lavdosh Ferruni: Ka patur ndër to lëndë të rrezikshme. Rasti i fundit është ai i portit të Durrësit ku janë futur lënë që janë jashtë listës së gjelbër, anijet e importuara me scrap janë të ndaluara pa u bërë ligji amendament. Kjo tregon sa të paaftë jemi ne për të kontrolluar në dogana hyrjen e lëndve të rrezikshme. Këto kanë substanca të rrezikshme siç është asbesti.
Taulant Balla: Ka pasur raste që substanca të caktuara me ndryshimet që sjell ligji, përcaktohet qartë ndalimi i importit të mbetjeve të rreizkshme si dhe jo të rrezikshme, klasifikohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme në vendin tonë. Në Shqiëri nuk do të importohen më mbektje të rrezikshme apo jo të rrezikshme.

Eduart Shalsi: Nuk mund dhe në faktë nuk duhet që të ndodhte përpara se të fillonte përpunimi i mbetjeve, shqiptarët sillnin mbetje nga jashtë. Po ndalojmë importin e mbetjeve nga jashtë për të dhënë një mesazh që të gjitha përpjekjet tona duhet të përqëndrohen në përpunimin e mbetjeve në Shqipëri. Nëse do t'i duhet ti kërkojmë qytetarëve shqiptarë të ndajmë mbetjet, si e bëjmë ne këtu në parlament?

Vullnet Haka: Industria e riciklimit është thellësishtë e interesuar për të siguruar lëndën e parë brenda vendit dhe në këtë pikë e mbështet qeverinë për ndalimin që bën në mënyrë eksluzive për mbeturina e përziera dhe gjithashtu inkurajon qeverinë në masat që sapo ka filluar të marrë për menaxhimin e integruar e mbetjeve në vend që do të çojë edhe për sigurimin e lëndës së parë të kompanive të riciklimit të cilët kanë investuar mbi 120 mln euro në industrinë e riciklimit dhe punësojnë mbi 1300 vetë

Pëllumb Abeshi: Kërkesat për import janë rreth 4900 ton dhe kerkesa për tu pajisur me autorizim për eksportin e mbetjeve janë në masë rreth 32 mijë tonë. Që do të thotë që tregu i brendshëm gjeneron mbetje që mund të jenë të nevojshme dhe të mjaftueshme për tu përpunuar nga industria e riciklimit. duke menduar këtë situatë, nisur nga këto të dhëna që ne kemi, ndoshta pezullimi i importit të mbetjeve do të ndikojë pozitivisht në nxitjen e industrisë së vendit por edhe aktorëve të tjerë që të gjenerojnë vendin
 
Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin