Të gjithë ata pensionistë që deri tani e kanë patur të pamundur të ndryshojnë Agjencinë ku kanë dosjen e pensionit, po ashtu edhe zyrën e Postës ku marrin lekët, tani do të kenë një lehtësim të ndjeshëm. Në kuadër të disa ndryshimeve administrative, tashmë është lehtësuar transferimi i dosjes së pensionit, nga një Drejtori Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, në tjetrën. Sipas procedures, qytetari mund të dorëzojë kërkesën pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku dëshiron të transferojë dosjen e tij, ndërkohë që kërkesën për pagesën e pensionit mund ta bëjë edhe pranë zyrës postare, ku ai do që të tërheqë pensionin.
Kjo masë mendohet t’u japë një ndihmë të madhe pensionistëvfe, të cilët deri tani e kanë patur të pamundur të ndryshojnë siç u intereson atyre Agjencinë dhe pikën postare të tërheqjes së pensionit. Zbatimi i kësaj procedure të thjeshtuar të transferimit të qendrës së pagesës shkurton ndjeshëm kohën e transferimit si dhe vetëngarkon strukturat e ISSH-së për të kryer procedurat e transferimit dhe njoftimin e qytetarit.
Ndryshimi
Ky ndryshim është bërë me Vendim të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, me synimin për të lehtësuar shërbimin ndaj pensionistëve. ISSH, në zbatim të reformës së deregulimit, ka ndërmarrë një sërë nismash për të përmirësuar shërbimin ndaj përfituesve dhe me përdorimin e sistemit informatik, gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe e aksesueshme për të gjithë qytetarët.
Si pasojë e përfundimit të procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike dhe unike të pensioneve, informatizimin e sistemit të pagesave dhe të procesit të kontrollit të tyre, u bë e mundur lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit, pavarësisht nga vendbanimi sipas regjistrit të gjendjes civile.
Kështu, të gjithë pensionistët, mund ta tërheqin shumën e përfituar nga pensioni i pleqërisë në çdo sportel të Postës Shqiptare.
Tashmë, ky projekt po aplikohet fillimisht si projekt pilot në zyrat postare të Filialit të Postës Tiranë, për t’u shtrirë më pas edhe në Filialet e tjera.
Rritja
Siç është bërë tanim e ditur, nuke filluar nga data 1 prill e këtij viti, pensionistëve në vendi do të përfitojnë një rritje pensioni prej 2.8%, bazuar në vendimin më të fundit të qeverisë. Rritjen do e përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, minatorët, invalidët e luftës, etj,.
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, pensionet s’do jenë më pak se 13 753 lekë dhe jo më shumë se 27 506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill s’do jenë më pak se 13 753 lekë.
Kjo rritje është pak më e lartë se inflacioni dhe prek të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe banorëve të zonave rurale, të cilët marrin çdo lloj pensioni.
Lehtësimi
Të gjithë pensionistët, mund ta tërheqin shumën e përfituar nga pensioni i pleqërisë në çdo sportel të Postës Shqiptare. Tashmë, ky projekt po aplikohet fillimisht si projekt pilot në zyrat postare të Filialit të Postës Tiranë, për t’u shtrirë më pas edhe në Filialet e tjera