Emërohet shef i Komisariatit të Policisë Numër dy në Tiranë. Shqiptarja.com mëson se ai është Oltion Bistri, pjesë e forcave Operacionale, që gjithashtu më herët ka qenë edhe shef i Komisariatit të Pogradecit. 

Më parë, në komisariatin numër 2, ishte Gilbert Hoxha.

Ai ishte i komanduar, dhe me emërimin e Oltion Bistrit, Hoxha rkthehet në detyrën e tij të mëparshme, shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Këtë post ai e la kur u komandua shef i komisariatit 2.