Ndue Zaja nga Gjegjani ‘refuzon’ qytetin për vreshtarinë: E kam pasion, por punoj dhe për të jetuar! Sa më shumë të rinj të kthehen te prindërit e vet aq më mirë

PUKË- Buzë lumit Fan, shtrihet një ndër fshatrat më të bukur në vend, Gjegjani i Pukës. Këtu, Ndue Zaja ka ngritur me mundim 13 dynym vreshtari dhe prodhon 2 mijë litra vere çdo vit dhe rreth 700 litra raki.

“Kam kriju një vreshtë, kam rreth 2 mijë rrënjë hardhi 7-8 lloj rrushi merlot, sheshi i si zi dhe i bardhë, 200 rrënjë rrush tavoline të kuq të bardhë e të zi”, tregon ai

E gjejmë duke u kujdesur për vreshtin dhe arrorët të cilët i shton çdo vit.

“Pemtari kam gështenje rreth 60 rrënjë në prodhim dhe arra 60 rrënjë që ende nuk kanë fillu prodhimin, kam dhe mollë, kumbulla, shega”, shton Nduja. .

68-vjeçari ka kryer studimet për mësuesi dhe ka punuar pak kohë në vitet 1974-‘76, më pas në kooperativë bujqësore.  Pas rënies së sistemit diktatorial u fokusua te vreshtaria, punën të cilën e vazhdon me pasion edhe sot.

“E përditja ime një kafe e raki pastaj merrem me punët e bujqësisë, ndjehem mire me këtë punë dhe nuk mendoj të largohem”, rrëfen 68-vjeçari.

Pavarësisht kërkeses së fëmijëve të tij, për t’u zhvendosur në Lezhë, 68-vjecari nuk pranon ta braktisë fshatin e lindjes. Mirëpo, problemi më i madh për Ndue Zajën dhe gjithë banorët e Gjegjanit është mungesa e tregut.

“E kam shtëpinë në Lezhë, por çfarë të bëj atje, në katin e 8-të të pallatit? Këtu çohem dhe punoj, hap gropa, krasis hardhitë, ej. Nuk ka leverdi për t’i nxjerr në Fushë-Arrëz se duhet të paguash për transportin dhe s’kam as moshë të dal të shes. Duhet të ketë treg këtu brenda fshatit, që të vijnë t’i marrin produktet në fshat”, thotë Nduja.

Rasti i këtij 68-vjeçari është një burim frymëzimi edhe për të rinjtë, që gjithnjë e më shumë po e braktisin vendin.

“E kam pasion, por punoj dhe për të jetuar. Sa më shumë të rinj të kthehen tek prindërit e vet aq më mirë, se ka 20 familje këtu në Gjegjan që janë vetëm të moshuar, ka ikur rinia”, përfundoi 64-vjeçari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zef Lala: 18/12/2022 17:26

    Ske faj o Kole jo se kur te vume te muri çaje si kalama. Tashti thu nuk mbin rrushi. Polic idjot

    Përgjigju
  • Kola: 18/12/2022 16:21

    Nuka eshte kusheri imi por ja fut kot. Ne Gjegjan as paratja nuk mbin e kjo ma rrushi.

    Përgjigju
    • Admir: 18/12/2022 17:02

      Kole jetoj mes vreshtaris,mjafton uji e fitofarmaci se ska nevoj per tjeter hardhija

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian