Ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër! 1 mijë arsye për të ikur nga Shqipëria...dhe 1 arsye e FORTË për të qëndruar

Ai është nga ata njerëz që në qarqet profesionale njihet shumë mirë, dhe ka gati 10 vjet që është rikthyer në Shqipëri, pas shkollimit, specializimit dhe përvojave profesionale në vende të huaja, dhe vijon të kryejë me qindra ndërhyrje të suksesshme duke shpëtuar jetë fëmijësh, në fakt në një moment kur duket se shumica e mjekëve kanë tendencën të largohen jashtë shtetit. Pas qindra ndërhyrjesh të suksesshme, i fokusuar tashmë në kardiokirurgjinë pediatrike, mjeku Altin Veshti, njëkohësisht edhe pedagog në Fakultetin e mjekësisë  i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv tha se kthimi në Shqipëri ka qenë i vështirë, por për të parësore ka mbetur kënaqësia që merr nga puna fisnike që bën.

Veshti ka studiuar në Universitetin e Mjekësisë në Padova të Italisë, ku është diplomuar maksimalisht. Pas përfundimit të fakultetit dhe  specializimit në Itali dhe një eksperience tjetër specializimi në Londër, më pas  kaloi dy vite në Guatemala, ku preku një eksperiencë që e konfirmoi dhe e kompletoi tërësisht në zgjedhjen e tij profesionale, dhe pikërisht aty, brenda tre viteve operoi 300 fëmijë. Më pas iu drejtua Bostonit dhe në vitin 2010 vendosi të rikthehet në Shqipëri, me entuziazmin për të zhvilluar fushën e Kardiokirurgjisë  me dëshirën për ta cuar në një nivel tjetër, si dhe me ëndrrën për të qenë gjithashtu pjesë e Fakultetit të Mjekësisë si pedagog ku vijon edhe sot.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
8 vite që është rikthyer, kardiokirurgu: Na trajtojnë si kriminelë, e kam menduar shumë herë të iki prapë

Nga studio e “Rreze Dielli”, kardiokirurgu i njohur pediatër Altin Veshti, pyetjes nëse e ka menduar largimin nga Shqipëria i është përgjigjur se ka disa arsye që e kanë bërë ta mendojë seriozisht këtë gjë. E para dhe më e rëndësishmja sipas tij është fakti i ligjit që dënon mjekët.

Po po këtë e kam menduar, e them me sinqeritet disa herë gjatë këtyre viteve, sepse nuk është më problemi i vështirësive kirurgjikale të cilat kalohen, por janë edhe problemet e përditshmë që has në punë. Gjëja e parë që ëm shtyn, dhe ndoshta e vetmja është ligji që ekziston për dënimin e mjekëve që është ligj unik në Bashkimin Europian. Vdesin njerëz në Amerikë, vdesin në Itali, vdesin kudo në botë dhe kudo këtu shihet si gabim i mjekut dhe ai trajtohet si kriminel. Një mjek mund të merret nga salla e operacionit dhe të dërgohet direkt në burg, sit ë ishte një kriminel që ka bërë vrasje pa fund. Neglizhenca haset në çdo vend të botës, por dënimi që bëhet në Europë është krejt ndryshe me atë në Shqipëri. Nuk mund të them që kjo është arsyeja e vetme. Edhe ana monetare duhet riparë, sepse ashtu siç thërritet në orën 3 të mëngjesit për një urgjencë, duhet edhe të ketë mundësi të shkojë. Në Kosovë mjekët trajtohen nga ana financiare 3 herë më mirë se në Shqipëri, ka thënë Veshti për "Rreze Dielli"

Ora 12:45
Kardiokirurgu: QSUT lider i padiskutueshëm në kardiokirurgji, spitalet nuk bëjnë reklamë

Për mjekun Altin Veshti janë bërë tashmë 8 vite që punon në QSUT dhe thotë se institucioni ku ai punon ngelet lider i padiskutueshëm në kardiokirurgjinë shqiptare

Janë bërë 8 vite që punoj këtu, por më duken sikur janë 100, aq shumë punë është bërë. Është një fushë që akoma duhet punuar dhe eksploruar. Kemi bërë hapa gjigandë.Mund ta them, QSUT është absolutisht lider i padiskutueshëm në kardiokirurgjinë shqiptare. Ne nuk bëjmë reklamë sepse është spital shtetëror dhe në përgjithësi në asnjë vend të botës, spitalet nuk bëjnë reklamë. Unë nuk kam parë në Amerikë apo në Itali ku kam qenë, që një spital të bëjë reklamë. Qendra spitalore, atje ku punojnë një numër i madh kardiokirurgësh mbetet qendra lider për kardiokirurgji, u shpreh mjeku kardiokirurg pediatër Altin Veshti

Ora 12:43
Ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër, Altin Veshti: Po të iki, i bëj keq vendit

Kardiokirurgu Altin Veshti, ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër në Shqipëri thotë se arsyeja kryesore që e mban në vendin tonë është fakti se mungesa e tij do të sillte mbylljen e një fushe që ai ka vite që i është përkushtuar.  

Unë kam një pasion për këtë që bëj, për mësimin që jap në Fakultetin e mjekësisë, që mësoj studentët të paktën në lëndën e kardiokirurgjisë dhe më duket sikur me ikjen time do mbyllet një shërbim, ai i kardiokirurgjisë pediatrike dhe më duket sikur do i bëj diçka keq këtij vendi, tha mjeku Veshti në studion e "Rreze Dielli" 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 02/05/2019 09:42

    Do ta falenderoj per operacionin shume te suksesshem, por kurre nuk do e falenderoj per torturimin psikologjik qe beri kur nuk i pelqeu shuma.... Po keto zoti Veshti i bejne mire Shqiperise e shqiptareve??? Nuk e besoj....Nuk jam njeri qe hedh balte mbi te tjeret por pop permend vetem eksperiencen time , kur ne vend te kisha mendjen si shkoi operacioni, duhej te kenaqja doktorin qe bente sikur nuk na shihte tk shkallet e reanimacionit per te na treguar per femijen, sepse nuk i kishim dhene gje. Por edhe kur i dhame nuk ju duk mjaftueshem, etj. etj. qe mos e zgjasim me. A bejne ne Europe e bote doktorret keshtu sjellje????? Kam qene ne Itali dhe me kane bere mua e femijen tim te ndjehemi te lumtur qe jemi ne spital, nderkohe ketu na beni te ndjehemi kartmonedha levizese....

    Përgjigju
  • Alban: 02/05/2019 08:46

    Dr.Altini eshte jo vetem profesionist i rralle po dhe shume human.ne si familje do ta falenderojme gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Lleshi: 01/05/2019 21:31

    E ndoqa me vemendje intervisten dhe dua te pergezoj shume becime doctor

    Përgjigju
  • berti: 01/05/2019 19:22

    Respekte doktorit, e kam ndjekur historine e tije qe nga dita kur u kthye ne atedhe..... Per problemin e ligjit them se te ne ka shume mjek qe i tejkalojne regullat dhe sillen keq.... Per problemin e pagave mendoj qe ato duhet te jene selekive sepse vleresimi nuk duhet te jete i barabarte si nje doktor qe ben nje apendisit dhe ata qe bejne operacione te veshtira.

    Përgjigju
  • okej: 01/05/2019 16:39

    Respekte per ty, ti ke bere nderhyrje bypass te babait tim dhe sot ndihet si nje i ri, ty te lumte dora o flori.

    Përgjigju
    • Alban: 02/05/2019 08:42

      Ky doktor eshte me vertet hero i gjalle.

  • Ortopedi: 01/05/2019 16:04

    Po pse me nje fjali te tipit "vleresimi financiar dhe ligjor duhet ripare" diskutohet zoti doktor? Diskutimi mbi jeten tone profesionale dhe balancen jete-pune (ku te therrasin per urgjence ne 3 te mengjesit dhe nuk paguhesh) duhet te jete i thellle dhe te perfshije studime mbi menyren sesi nje mjek kontribuon ne mireqenie dhe rrjedhimisht ne ekonomi duke ulur paaftesine dhe kompensimet nga shteti. Pra, e ben veten 20 fish me te vlefshem sesa shteti mendon se ai eshte. Duhet reflektim edhe nga ju si media dhe lobim ne te njejtin kohe, se ketu ku jam une 7 ortopede po ikin ne Gjermani. Dy prej tyre merren me ortopedine pediatrike. Merrni masa para emergjences ku nje mjek nuk paguan dot qerane e shtepise po nuk u korruptua! U shkofte mbare!

    Përgjigju
  • CaBone: 01/05/2019 13:52

    Te dhente zoti shendet vlla dhe hallall qumshti nenes. Respekte maksimale per njerez si ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës