Për herë të parë në Shqipëri, ekipi Kardiokirurgjisë në QSUT realizon me sukses operacionin e vështirë në zemër! Pacienti 67-vjeçar lë spitalin pas 4 ditësh

Për herë të parë në Shqipëri, ekipi Kardiokirurgjisë në QSUT realizon me sukses operacionin e vështirë në zemër! Pacienti 67-vjeçar lë spitalin pas 4 ditësh

Pacienti 67-vjeçar me njërin prej mjekëve që asistuan në operacion

Për herë të parë në Shqipëri është realizuar një operacion i vështirë në zemër, që konsiston në zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Facebook. Ajo thotë se pas operacionit të suksesshëm, pacienti la me shëndet të plotë spitalin ditën e katërt.

'Pas shumë vitesh eksperiencë me kirurgjinë mini-invazive të defekteve të lindura në zemër, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi dhe ekipi i Kardiokirurgjisë i drejtuar nga prof. Arben Baboçi, realizuan për herë të parë zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar, mini-invazive, tek pacienti 67-vjeçar që vuante nga një problem serioz në zemër. Pacienti la spitalin në ditë e katërt pas ndërhyrjes dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Një duartrokitje ekipit të kardiokirurgjisë që realizojnë sot në QSUT kirurgjinë më të avancuar të valvolës së aortës, siç kryhet në qendrat e mëdha të kardiokirurgjisë në Evropë", shkruan Manastirliu, e cila poston edhe një foto të mjekut dhe pacientit 67-vjeçar. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Triard: 22/01/2022 08:49

    Sa leke ka marre doktorr Altin-tv kesaj here???? Se kur te operacionet e femijeve te grin,te te rriturit duhet te te shuaje fare!!!!

    Përgjigju
  • Ilirjan: 21/01/2022 21:19

    ????????????????????❤️JU lumte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot