Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID mes tyre dhe një 33-veçare, 690 rezultojnë pozitiv me koronavirus

Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID mes tyre dhe një 33-veçare, 690 rezultojnë pozitiv me koronavirus

5 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në vendin tonë. Fatkeqësisht betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe  një qytetare nga Tirana 85 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3596 testime, nga të cilat 690 qytetarë në Shqipëri kanë rezultuar të infektuar me virusin me COVID 19. Numri më i madh i të infektuarve janë shënuar në Tiranë, konkretisht 297. Janë 8190 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 

Janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 690 qytetarë, në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.

Statistika (10 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          690
Të shëruar në 24 orë       652
Të shtruar në spitale       168
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 3,596

Testime totale              1,337,600
Raste pozitive                190,815
Raste të shëruara            179,650
Raste Aktive                     8,190
Humbje jete                      2,975

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            4,243
Fier                898
Shkodër          474
Vlorë                463
Durrës             417
Gjirokastër      400
Elbasan            311
Berat               372
Korçë              242
Lezhë              198
Dibër                91
Kukës              81

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun