Ndërron jetë djali i Osama Bin Laden

Ndërron jetë djali i Osama Bin Laden

Hamza Bin Laden, djali i liderit të Al Qaeda Osama Bin Laden ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga mediat amerikane ndërkohë që jepen detaje për shkaqet që mund të kenë sjellë vdekjen e tij. Hamza Bin Laden u shfaq në publik për herë të fundit në vitin 2018, kur u bëri thirrje njerëzve të revoltohen kundër gadishullit arabik. 

Në deklaratat e tij të fundit publike, gjithashtu përfshinte kërcënime për Arabinë Saudite, e cila i hoqi nënshtetësinë në Mars 2019, kur Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi një shpërblim deri në 1 milion dollarë për informacionin që çon “në identifikimin ose vendndodhjen në çdo vend” të Hamza Bin Laden, duke e quajtur atë një udhëheqës kryesor të organizatës terroriste Al Qaeda.

Hamzai, që besohet të jetë rreth 30 vjeç, qëndronte në krah të të atit në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit dhe u arratis bashkë me të në Pakistan, pas ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA në Afganistan, ku kaloi pjesën më të madhe të udhëheqjes së Al Qaedas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja