Erjon Ruçi futbollist i ekipit të moshave të reja të klubit të Kastriotit ka ndërruar jetë gjatë një gëzimi familjar pas një goditje në zemër. Lajmi është bërë i ditur nga Klubi i Kastriotit i cili i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Ruçit për këtë humbje të madhe.
"Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmbë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t'i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!", shkruan Klubi I Kastriotit.