Ndërron jetë reperja e njohur Gangsta Boo, shkak mbidoza e drogës

Ndërron jetë reperja e njohur Gangsta Boo, shkak mbidoza e drogës

Lola Mitchell

Ish-anëtarja e “Three 6 Mafia”, Gangsta Boo, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në moshën 43-vjeçarë nga një mbidozë e mundshme e drogës, kështu shkruhet në mediat e huaja.

Gangsta Boo dhe vëllai i saj ndoqën një koncert në Memphis, Tenn, të shtunën në mbrëmje, ku vëllai i saj përfundoi me mbidozë dhe kërkoi shtrimin në spital.

Dyshohet se një substancë e lidhur me fentanil është përgjegjëse për vdekjen e Gangsta Boo, por policia ka nisur një hetim zyrtar. Njoftohet se ka nisur autopsia e këngëtares dhe pas përfundimit të autopsisë do dalin edhe përgjigjet përfundimtare.

Lola Mitchell, reperja e “Stay Fly” u gjet e vdekur rreth orës 16:00. Publicistja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, por ajo e konfirmoi lajmin në Story-n e saj në Instagram me një seri homazhesh, duke përfshirë mesazhin e fundit të drejtpërdrejtë të Gangsta Boo për të.

Reperët, miqtë dhe fansat vërshuan në rrjetet sociale me ngushëllime.

“Ne ishim bashkë tre javë më parë. Pusho në paqe mbretëreshë”, ka shkruar Lil Jon.

“Gangsta Boo ishte një mbretëreshë kaq e bukur, brenda dhe jashtë. Jam shumë mirënjohës që kam qenë në gjendje të të njoh dhe të ndaj momente të mira me ju”, shkroi në Twitter King Chip.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin