Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë protestuar mbrëmjen e së hënës përpara Bashkisë.
Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.
Tregtarët shprehen se nuk kanë asnjë alternativë se ku mund të zhvendosen për të vijuar punën, ndërsa theksojnë se njoftimi është bërë pa asnjë konsultë paraprake me ta.
'Na thanë lërni bukën e fëmijëve dhe largohuni. Nuk e dimë se ku do të shkojmë', tha një tregtar.
'Ne na thanë për 3 ditë duhet që të largoheni. Kjo është thjeshtë për të na larguar, sepse nuk do të shkojmë më atje. Ne kërkojmë një vend që të shkojmë që të punojmë', tha një tjetër.
'Janë 500 familje që u hiqet buka e gojës, nuk i jepet asnjë lloj zgjidhje', tha një tregtar.
Sipas tyre, një vendim i tillë i marrë në mënyrë të njëanshme rrezikon drejtpërdrejt jetesën e dhjetëra familjeve që sigurojnë të ardhurat nga ky aktivitet.
Tregtarët kanë zhvilluar për rreth 1 orë edhe një takim me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini. Pas takimit ata shprehen se nuk ka ende asnjë dakortësi, pasi Bashkia e Vlorës nuk ka prona sipas tyre dhe për këtë arsye nuk kanë se ku të vendosen. Në vendet që i janë propozuar ata thonë se nuk janë dakort, ndërsa aty ku kanë kërkuar tregtarër ata nuk preferojnë pasi i dëmton.
S.B/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.9%
-
Jo
7.3%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 3757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekti ‘Lungomare 3’, Rama ndan pamjet: Është drejt përfundimit
30 Mars, 08:14
-
Sherr në Lungomare të Vlorës, pronari i një lokali dhunohet nga 3 persona dhe përfundon në spital (VIDEO)
29 Mars, 18:08
-
‘Pa Mbretër’- Protesta masive kundër Presidentit Trump në SHBA, qytetarët kundër luftës në Iran dhe kostove shtesë të jetesës (VIDEO)
29 Mars, 15:35
-
SPECIALE/ Shqiptarët ikin, të huajt vijnë të punojnë te ne! Shqipëria nga një vend simbol i emigracionit masiv në destinacion imigracioni
29 Mars, 07:02
-
Plagosje me thikë në Vlorë, 33 vjeçari në spital me dy plagë në trup
28 Mars, 15:08
-
Vlorë/ Digjen koshat e mbeturinave në mes të ditës përgjatë Transballkanikes, policia në terren (VIDEO)
28 Mars, 11:52
-
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda! U mori 200 deri në 600 euro (EMRI)
28 Mars, 11:18
-
Vlorë/ 81 karrige bosh dhe lule në det, nderohen viktimat e tragjedisë së Otrantos! Familjarët: Të lodhur nga padrejtësia
28 Mars, 10:19
-
Lirohen hapësirat publike në Orikum, Lungomare 3 hyn në fazën finale, Rama: Po transformohet vija bregdetare
27 Mars, 15:31
-
Lirimi i hapësirave publike në Radhimë/ Banorët kundër shembjes së 4 banesave, nuk ka rezistencë për prishjen e një restoranti (VIDEO)
27 Mars, 08:58
-
Reshje intensive bore në Llogara, rekomandohet kalimi nga tuneli
27 Mars, 08:45
-
Pritet mot i keq/ Anulohet lundrimi i tragetit Brindisi-Vlorë, mjetet e vogla s’lejohen në det
26 Mars, 09:50