Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë protestuar mbrëmjen e së hënës përpara Bashkisë.
Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.
Tregtarët shprehen se nuk kanë asnjë alternativë se ku mund të zhvendosen për të vijuar punën, ndërsa theksojnë se njoftimi është bërë pa asnjë konsultë paraprake me ta.
'Na thanë lërni bukën e fëmijëve dhe largohuni. Nuk e dimë se ku do të shkojmë', tha një tregtar.
'Ne na thanë për 3 ditë duhet që të largoheni. Kjo është thjeshtë për të na larguar, sepse nuk do të shkojmë më atje. Ne kërkojmë një vend që të shkojmë që të punojmë', tha një tjetër.
'Janë 500 familje që u hiqet buka e gojës, nuk i jepet asnjë lloj zgjidhje', tha një tregtar.
Sipas tyre, një vendim i tillë i marrë në mënyrë të njëanshme rrezikon drejtpërdrejt jetesën e dhjetëra familjeve që sigurojnë të ardhurat nga ky aktivitet.
Tregtarët kanë zhvilluar për rreth 1 orë edhe një takim me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini. Pas takimit ata shprehen se nuk ka ende asnjë dakortësi, pasi Bashkia e Vlorës nuk ka prona sipas tyre dhe për këtë arsye nuk kanë se ku të vendosen. Në vendet që i janë propozuar ata thonë se nuk janë dakort, ndërsa aty ku kanë kërkuar tregtarër ata nuk preferojnë pasi i dëmton.
S.B/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.4%
-
Të gabuar
36.3%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1047
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avancojnë punimet në ujësjellësin e Vlorës, Murati: Do t'i japim zgjidhje furnizimit me ujë një herë e mirë
17 Mars, 12:52
-
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë, 'Sapphire Princess' sjell rreth 2600 turistë
17 Mars, 09:11
-
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, shkrumbohet totalisht
16 Mars, 22:35
-
PAMJET ME DRON/ Vetëm një grusht ithtarësh në tubimin e PD-së para Kryeministrisë, ‘Foltorja’ braktiset edhe nga vetë Berisha
16 Mars, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Kryeministri Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, shenja me duar teksa diskuton me përfaqësues të PS
16 Mars, 17:11
-
Zjarr në kodrat e Sherishtës në Vlorë, flakët përhapen drejt ullishteve
16 Mars, 13:02
-
Pas fundjavës në Dhërmi, Rama ndalet në Vlorë! Takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, në fokus projekte për qytetin
16 Mars, 11:15
-
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës
16 Mars, 09:25
-
Gara për krerët e rinj/ Nadire Meçorapaj kryetarja e re e PD-së Vlorë, Oligert Muçllari fitues në degën e Pogradecit! Në Shkodër zgjidhet ‘krahu i djathtë’ i Bardh Spahisë, Ardit Qylybyli
15 Mars, 11:11
-
Mbyllet me dhunë Flamurtari-Elbasani, tifozët vendas tentojnë të godasin lojtarët miq! Verdheblutë marrin 3 pikët në Vlorë (VIDEO)
14 Mars, 18:07
-
Takim me operatorët turistik Vlorë, Ina Zhupa: Bashkia është kthyer në pengesë për turizmin detar
14 Mars, 18:03
-
Vlorë/ Takimi me operatorët turistik, Zhupa: Bashkia është kthyer në pengesë për turizmin detar
14 Mars, 17:54