Ndyshimi i temperaturave
shton të prekurit me grip

Ndyshimi i temperaturave<br />shton të prekurit me grip
TIRANE - Ndryshime e shpeshta të temperaturës kanë bërë që të shtohet sërisht fluksi i pacientëve që shkojnë për ndihmë në QSUT. Në këtë kohë ku ende jemi në stinën e gripit, gati 350 pacientë i drejtohen çdo ditë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën mjekësore pas simptomave te sëmundjes.

Numri më i lartë është në pediatri, ku 280 fëmijë paraqiten në një 24 orësh në urgjencën e saj. Ndërsa mjekët pohojnë se uljet e mëtejshme të temperaturave, po bëjnë që gripi të ketë edhe komplikacione. Simptomat e gripit janë kryesisht: kollë, dhimbje muskujsh, temperaturë, skuqje fyti.

Prandaj prindërit duhet të kenë kujdes me temperaturën dhe ambientet ku mbajnë të vegjlit, thonë mjekët. Sipas sinoptikanëve nesër rikthehet dielli në territorin shqiptar dhe një ngritje e lehtë e temperaturave deri në 11 gradë celcius.

Megjithatë, kthjellimet do të jenë vetëm për një ditë pasi java pritet të nisë me reshje shiu. Për shenjat e një pranvere që duket së këtë vit është e vonuar, duhet pritur fundjava, kur përveç largimit të shirave edhe termometri do të shënojë deri në 18 gradë celsius.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print)17.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi