"Në 1 maj nis konkursi i bizneseve"
Veliaj: Ja kategoritë përfituese
Dita e parë e muajit maj do të nisë konkursin për të gjitha bizneset të cilët do të përfitojnë nga Fondi Kombëtar i Punësimit.
TIRANE- Dita e parë e muajit maj do të nisë konkursin për të gjitha bizneset të cilët do të përfitojnë nga Fondi Kombëtar i Punësimit. Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj, ka pohuar se janë në dispozicion 2.7 milionë dollarë të cilat do të vihen në funksion të hapjes së bizneseve të reja, por edhe për ato biznese të cilët do të marrin punonjës të rinj, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga fondi i punësimit. Buxheti i parashikuar prej 2.7 milionë dollarë do të shpërndahet gjatë gjithë këtij viti për të gjitha ato biznese që do të punësojnë sa më shumë të papunë, persona me aftësi të kufizuar, gra dhe vajza.
Sipas Veliajt, një pjesë e këtij fondi do të shkojë për të paguar sigurimet shoqërore të personave që kompanitë do të punësojnë. “Do të synojmë kryesisht ato kompani që janë në kompani të prodhimit fason, kompani që prodhojnë 'Made in Albania', kompani që kanë sasi të mëdha punëtorësh. Fondi i punësimit ka disa kategori: E para, fondi duhet të përdoret për të paguar sigurimet shoqërore të atyre që punësojnë të rinjtë, një pjesë e fondit është konkurs i hapur kryesisht ato që punësojnë gratë dhe vajzat dhe një pjesë tjetër do të përdoret për ata që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe nga komuniteti romë dhe egjiptianë.
Në 1 maj që është dita e punës, ne do të bëjmë publikimet për disa nga këto pjesë të fondit”, u shpreh Erion Veliaj, ndërsa theksoi se hapja e bizneseve të reja në veri dhe në verilindje të vendit do të ketë prioritet. Ministri i Mirëqenies Sociale ka deklaruar ndërkohë, se nuk do të ketë abuzim me fondet, pasi të gjitha bizneset përfituese do të jenë nën monitorim. “Ne do të monitorojmë bizneset dhe do të sigurohemi që çdo qindarkë do të shkojë për të punësuar njerëz dhe jo për të bërë qoka partish", u shpreh Veliaj. Një tjetër risi e këtij viti është se miratimi i fondit për fituesit do të bëhet 10 ditë më parë se sa afatet që janë aplikuar deri më tani.
Po kështu edhe në rastet kur punësohet një i ri 16-30 vjeç, kusht për punëmarrësin e përfshirë sipas këtij programi, është dhënia e fondit me katër paga në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, në muajt e pestë e të gjashtë dhe në muajt e njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë të kontratës, ndërsa për muajt e tjerë financon punëdhënësi. Këto deklarata ministri Erion Veliaj i bëri gjatë një vizite në panairin e librit që është hapur në “Qytetin Studenti” në Tiranë.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39