Në 1 Qershor hapen çerdhet e kopshtet, Beqiri për Report Tv: Ulja e fluksit për shkak të verës favorizon hapësirat! Deklarata që do të firmosin stafi dhe prindërit

TIRANE-Në datë 1 Qershor, ditën e fëmijëve do të rihapen çerdhet dhe kopshtet pas një periudhë prej afro 3 muajsh mbyllur si pasojë e koronavirusit, që izoloi edhe Shqipërinë, ashtu si shumë vende në botë. Por si po vijojnë përgatitjet në 3 ditët e mbetura nga afati? Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në bashkinë e Tiranës Zhaneta Beqiri në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku thotë se përgatitjet po vijojnë dhe të hënën gjithçka do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët.

Beqiri, bazuar te urdhri i ministrisë së Shëndetësisë tregon si do të bëhet pritja dhe përcjellja. Aktualisht në çerdhe dhe kopshte janë regjistruar rreth 12 mijë fëmijë, por për shkak të stinës ku ndodhemi nisur nga historiku i viteve të kaluara frekuentimi në këtë kohë nuk është më shumë se 3-4 mijë, tha Zhaneta Beqiri duke favorizuar kështu distancimin dhe mbarëvajtjen, pasi grupet nuk do të jenë të dendura.

"Bashkia e Tiranës në përmbushje të udhëzimeve ka marrë të gjitha masat, që data 1 qershor të garantojë shëndetin e fëmijëve. Pritja dhe përcjellja do të bëhet nga një edukatore te dera, me një termometër në dorë, me doreza, maskë dhe xhelin higjienizues për të pastruar duart. Do të dezinfektohen mjediset dhe lodrat. Stafi psiko-social, edukatoret, përgjegjëset përmes videove me animacioneve, gjuhës së fëmijëve, këngë dhe vjersha do ti ndërgjegjësojnë fëmijët pse është e rëndësishme që të bëjnë kujdes për higjienën dhe pse lojërat nuk do të jenë më në dendësi të madhe.

Ajo që na favorizon është që rikthimi korenspodon me verën, ka ulje të fluksit të fëmijëve në frekuentim dhe nëse infrastruktura është për 12 mijë fëmijë në ditë, gjatë verës vijnë 3-4 mijë fëmijë, kjo na jep mundësi që vendosja e orendive, krevateve dhe hapësirat e fëmijëve të jenë të mjaftueshme. Fëmija do të sillet vetëm nga një nga prindërit dhe rekomandohet mos të jetë më gjyshi apo gjyshja. Pjesa e stafit dhe kuzhina do të punojnë me maska dhe doreza" tha ajo.

Zhaneta Beqiri shpjegoi edhe përse nuk do të bëjnë teste pjesa e stafit, që së bashku me prindërit do të duhet të firmosin një deklaratë, thelbin e së cilës e shpjegon drejtoresha. "Po ti referohemi eksperiencës së tre muajve, gjithmonë janë ekzaminuar ato raste ku ka pasur indicie, në kontaktet që kemi pasur, nuk kemi indicie, që personat tanë kanë pasur familjarë. Në momentin që do të kemi indicie, që kanë qenë në takim, kontakte, absolutisht që po.

Një tjetër masë që e kemi merak është që në momentin që hapemi në datën 1, stafet do të plotësojnë një deklaratë, që me përgjegjësi të plotë, që nuk kanë qenë të sëmurë, në ambiente me njerëz të sëmurë dhe pjesë e gjurmimit epidemiologjik, po ashtu edhe prindërit, që të jemi të qetë. Komunikimi do të jetë i vazhdueshëm dhe pas cdo sinjalizimi do të lajmërojmë ISHP".

Por sa dhe si do të ndahen fëmijët në grupe dhe a do të lejohen daljet në oborr? "Nuk do të ketë aktivitete jashtë kopshtit. Nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kënd lojërash, por nuk e privojnë, që grupe grupe të koordinohen daljet në oborr për rrezet e diellit për një aktivitet. Këtu duhet kujdesni që të mos ketë dendësi të madhe.

Do të shfrytëzohen të gjitha hapësirat, psikologëve, mjekëve. Ndalohet hyrja në institucion e cdo personi të jashtëm. Sa i takon orarit nuk do të ketë ndryshime. Do të frekuentohen si më parë. Numri i stafit do të jetë më shumë edhe për shkak të rënies së numrit të fëmijëve. Një krevat do të jetë me fëmijë një bosh, fokusi do të jetë te higjiena".

Por a do të ketë festë në 1 Qershor, duke qenë se rihapja përkon me ditën e fëmijëve dhe a ka pasur komunikim me prindërit për rihapjen? "Ne kemi pasur komunikim me prindërit, pasi edhe kur nuk kemi qenë në kopsht dhe çerdhe, programi edukativ është zhvilluar online, kanë dërguar foto dhe video. Sa i takon ditës së hënë, isha në një studio me dy prindër, njëri ishte besimplotë, tjetri jo. Është pjesa e panjohur dhe heziton.

Unë ditën e hënë pres deri në 1500, në kopshte deri në 2500, pasi jemi në sezonin e verës, por dita e hënë do ta tregojë, por masat janë marrë që të jenë të gjithë në çerdhe dhe kopshte. Ambientet në 1 qershor do të zbukurohen për të mirëpritur fëmijët, muzikë në sfond, por jo festa të mëdha me pjesëmarrjen e prindërve, por vetëm kalamajtë të performojnë për njëri tjetrin, por me masa" përfundoi ajo.

Lexoni këtu të gjitha rregullat për fëmijët, prindërit dhe edukatoret

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë