Në 14 nëntor, gati për Super Hënën
e para pas 70 vitesh, mos e humbisni

Në 14 nëntor, gati për Super Hënën<br />e para pas 70 vitesh, mos e humbisni
Këtë vit përgatituni të shihni Super Hënën e cila do të jetë afër tokës për herë të parë pas vitit 1948.
 
Ky event pritet të ndodhë në datën 14 nëntor dhe hëna do të jetë 14 përqind më e madhe dhe 30 përqind më shumë e shndritshme se sa normalisht. Nuk duhet ta humbisni këtë shfaqje,pasi eventi tjetër do të regjistrohet  në 25 nëntor të vitit 2034 . 

Për këtë shkak, për madhësinë e saj ky fenomen është cilësuar si Super Hëna. Ngjarje të tilla nuk janë të zakonta, një e tillë u shënua në 16 tetor, 14 nëntor SuperHëna dhe një event tjetër në 14 dhjetor.

Në fakt viti 2016 sipas NASA është karakterizuar nga të ashtuquajtura “super hënat”.

E nëse vendosni të shihni Super Hënën sigurohuni që të jeni në një vend të errët larg dritave të qytetit.Ndoshta nga ana astrologjike do të ketë të reja në jetën e secilit, pritet të shohim çfarë ka përgatitur universi.
 
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois