Muaji maj përkon me ditët më të rëndësishme të çiftit të njohur Princ Harry dhe Dukeshës Meghan Markle. Ka kaluar tashmë një vit nga dita e tyre e rëndësishme, ajo e martesës. Por në të njëjtin muaj vetëm pak ditë më parë ata u bënë prindër të vogëlushit Archie.
Edhe pse dasma e çiftit u komentua gjatë sërish kanë mbetur pamje të pa zbuluara më parë. Disa momente të reja për publikun janë prezantuar nga faqja zyrte e çiftit.
“Faleminderit të gjithëve për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Gjithsecili prej jush e bëri këtë ditë edhe më kuptimplotë”, -thuhet në mesazhin e Meghan dhe Harry-t shoqëruar me momentet emocionuese.