Në 2 Mars, edhe ata me 'hije' do të shkojnë tek Meta

Në 2 Mars, edhe ata me 'hije' do të shkojnë tek Meta

Ilir Meta

Oborri i Presidencës, ka gjasa të presë ditën e 2 Marsit, edhe mëkatarët e përjetshëm të këtij vendi. Janë ata me “hije” që kanë 30 vjet që fshihen pas “gaxhoit”, pas neve e të Kodit Penal, pas neneve të Kushtetutës, dhe rreckës që mbajnë në xhep, mandatit të kryetarit të partisë.

Në 2 Mars, ata do të mblidhet atje, në oborrin e Ilir Metës, për të shtërnguar rradhët rreth njëri-tjetrit, për ti dhënë “forcë” dhe kurajo edhe Ilirit, për të treguar se, deri në momentin e fundit (pra deri në momentin e arrestimit) do të jemi grusht bashkuar rreth të keqes. Ata do të jenë atje, për të shpresuar se shqiptarët mund të blihen me para edhe për të ardhur në protesatë, por do të ikin prej andej më të telendisur se kurrë. Ata do të jenë në 2 Mars pranë Ilir Metës, për të gjatur strehë nën tarracën e Presidencës, pasi po u mblidhet “laku” nga drejtësia e re.

Do të mblidhen atje piramidalë dhe gërdecarë, do të mblidhen atje taksidarë dhe ofiqarë të përjetshëm, ata që mbushën xhepat dhe thasët me para shqiptarësh, ata që janë shpallur “sulltanë” të përjetshëm në partiçkat e tyre tallëse, ata që notojnë në miliona euro të ndyra, ata që kalërojnë avionët gjithmonë kur duan tu tregojnë shqiptarëve se “jam thirru në SHBA për takime pune”.

Do të mblidhet në oborrin e Ilir Metës, ata që po mbajnë vehten me trinitrina e valiume, nga ankthi e stresi që u ka shkaktuar SPAK-u, nga makthi që i trazon shpirtin pasuria prej Sheikësh që kanë hipotekuar për sa vite janë në politikë. Do të mblidhen atje “hijenat” e pushtetit, ata që u kanë borxh shqiptarëve jetën e fëmijëve, vëllezërve dhe motrave që lanë kockat rrugëve të Europës, dhe u mbytën deteve me gomoneve, për të siguruar të ardhmen. Do të mblidhen në 2 Mars, ata që kanë 30 vjet që kanë humbur ndjesitë njerëzore, ata që kanë humbur çdo lidhje me realitetin, dhe gjithçka u rrotullohet tek paraja dhe pushteti.

Do të mblidhen ata në 2 Mars, për t’u treguar shqiptarëve se janë pakica, se janë aktorët e “ballos me maska”, se janë e shkuara e turpshme e një populli që ka hequr picirrin sa ishin në pushtet. Ata që “përbetohen” sot për “Kushtetutën dhe ligjin”, i vodhën dhe vranë shqiptarët, ata që “përbetohen” sot për “sovranin”, kanë 30 vjet që e kanë katandisur atë në leckë, ata që shprehen se “do të jemi tek Meta, për shqiptarët”, harrojnë se duhej të ishin me kohë në burg për 1001 arsye penale dhe mëkate njerëzore.

Tubimi i Ilirit, është si puna e asaj fjalës së urtë “Gërdeci digjej, Fatmiri krihej”. Edhe pse ai e di fare mirë, se vendi ndodhet në situatë emergjente deri në 31 Mars, për shkak të tërmetit të tmerrshëm të 26 Nëntorit 2019, sërish kërkon të mbjellë kaosin, të provokojë Policinë e Shtetit dhe shqiptarët, duke treguar se “halli im, është më i madh se halli juaj”. Mblidhi Ilir, mblidhi edhe njëherë miqtë rreth “zjarrit”, dhe tregoi atyre se je ti “kumandari vendit”, veç mos harro Doktorin, kurrë mos dil para tij, se ashtu është puna……..e ke mik të vjetër , e di vetë ti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump