Tregu evropian furnizohet me drogë nga dy linja kryesore dhe në njërën prej tyre Shqipëria është pikë kalimi kryesore. 

Qendra e Monitorimit Europian për Drogat dhe varësinë nga Drogat (EMCDDA) ka publikuar një raport ku thotë se në vitin 2013, Shqipëria ndryshoi hartën e drogës, duke marrë pjesë në një treg kontinental që sipas kësaj qendre, ka konsumuar kanabis për këtë vit 9.3 miliardë euro. 

Sipas raportit evropian, dy janë linjat kryesore që furnizojnë gjithë Europën me kanabis: linja marokene e shënuar në hartë me ngjyrë blu, dhe linja afgane e shënuar me ngjyrë portokalli.

Sipas hartës, kanabisi i ardhur nga Afganistani kalon përmes Shqipërisë në Holandë dhe më pas në Angli. Harta e tregon vendin tonë si nyjën kryesore të kësaj linje trafiku, ndërsa për linjën marokene që duket se ka shpërndarjen më gjerë në Europë, është Spanja si pikë kryesore transiti. 

Ja çfarë citon raporti:
“Grupet kriminale marokene janë lojtarët kryesorë në furnizim e Europës me vajin e kanabisit, nganjëherë në partneritet me organizata evropiane, si holandeze apo shqipfolëse. Disa organizata marokene janë në gjendje të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e trafikimit, nga prodhimi në malet Rif deri në shitjet me pakicë në, për shembull në Marsejë, Francë. 

Organizatat shqiptare raportohen të jenë të përfshirë në tregti të vajit të kanabisit nga Afganistani, kryesisht në Europën  lindore dhe qendrore, dhe nëpërmjet Holandës, shkon drejt Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar gjithashtu merr hashash afgan direkt nga Azia jug-perëndimore”
.

Raporti nuk jep të dhëna për vitin 2016-2017, të dhëna të cilat do të ishin të rëndësishme për të kuptuar nëse prodhimi shqiptar i kanabisit do të pasqyrohej në hartën evropiane. 

''Shqipëria 'nyje' në tregun 9,3 mld € të drogës"
Rreth 647 ton bar kanabisi dhe 641 ton hashash u konsumuan në Bashkimin Evropian në vitin 2013 dhe tregu i shitjes me pakicë ka një vlerë të përgjithshme të vlerësuar në mënyrë konservative në rreth 9.3 miliard euro në vitin 2013.

Ndërsa përdorimi i hashashit në shkallë të vogël ka ekzistuar prej kohësh në Evropë, tregu i madh për drogat filloi të zhvillohej vetëm gjatë viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, i furnizuar fillimisht nga Pakistani dhe Afganistani me më vonë nga Libani.

Kur furnizimet e Evropës u ndërprenë nga konfliktet në Liban (1975-91) dhe Afganistan (1979-89), u shënua një rritje e prodhimit të hashashit në shkallë të gjerë në Marok. Deri në fillim të viteve 1990, kanabisi maroken me cilësi të dobët (250 g) arriti pothuajse monopol mbi produktet e kanabisit në tregun evropian perëndimor.

Megjithatë, që nga fillimi i viteve 2000 një rritje dramatike e prodhimit të incanabisit në Evropë ka çuar në një ndryshim në tregun, që tradicionalisht ka qenë në duart e krimit të organizuar, me organizatat kriminale marokene që luanin një rol qendror në importin me shumicë dhe shpërndarjen.

Spanja, vendi që tradicionalisht ndan sasitë më të mëdha të barit të kanabisit në Evropë, është pika kryesore e hyrjes në Evropë për drogën dhe është gjithashtu pikë e shpërndarjes. Holanda dhe Belgjika janë shpërndarës tradicionalë për tregjet e BE-së, dhe për Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa Danimarka është shpërndarës kyç për vendet nordike.

Konsumi vjetor i kanabisit në Europë llogaritet në rreth 1200 tonë për vitin 2015.

Raporti thekson se grupet kriminale marokene janë lojtarë kryesorë në ofrimin e barit të kanabisit në Evropë, nganjëherë në partneritet me organizatat kriminale evropiane, për shembull ato holandeze dhe shqiptare.

Grupet kriminale shqiptare raportohen të jenë përfshirë në tregtinë e kanabisit afgan, kryesisht në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe, nëpërmjet Holandës në Mbretërinë e Bashkuar, thekson raporti. Megjithatë, duket se Britania e Madhe gjithashtu merr hashashin afgan direkt nga Azia jug-perëndimore.

Më herët në qershor, EMCDDA publikoi raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, ku theksonte se ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017s vendi ynë veçohet si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se ajo po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë.