TIRANE- Duke filluar nga viti 2014 do të ketë një skemë të re për personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagës për personat me aftësi të kufizuar. Skema e propozuar nga Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, parashikon që ndihma sociale të mos jepet më në para por të jepen ushqime.

Kjo skemë e re synon të shmangë abuzimet, pasi janë të shumta rastet e evidentuara të keq përdorimit të fondit për këtë kategori personash. Abuzimet më të mëdha janë evidentuar të jenë kryer gjatë muajve të fushatës ku  fondet për këtë kategori janë keq përdorur dhe janë shpërndarë për persona që nuk i përkasin këtij grupi shoqëror, duke lënë këshu jashtë skemës personat në nevojë.  

Për shkak të abuzimeve me skemën e personave që përfitojnë këtë pagë, personat me afëtsi të kufizuar, invalidët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike nuk do ti marrin pagat e tyre brenda këtij viti.

Për momentin po punohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për  të arritur sigurimin e fondeve që gupet në nevojë t’i marrin pagat brenda dhjetorit, por kjo mbetet në kuadrin e përpjekjeve dhe ende nuk ka asgjë konkrete.  Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha bën të ditur se ky ngerç ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit të fondeve nga qeveria e mëparshme. Çelja e fundit e fondeve është bërë me 18 nëntor dhe për këtë është ndjekur një procedurë ku kanë përfituar ata që e kanë pasur më të nevojshme këtë ndihmë.

Mungesa e fondeve ka bërë që mijëra persona që përfitojnë këtë pagë, në të gjithë Shqipërinë të mbeten për muaj më rradhe në mëshirë të fatit.  Kjo situatë është e njejtë për të gjitha qytetet e Shqipërisë, ku gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as protestat e ndërmarra nga këto grupe shoqërorë të cilave iu është mohuar e drejta e tyre. Personat që trajtohen me këtë ndihmë ankohen se nuk kanë të ardhura të tjera jetese, dhe ata jetojnë vetëm me këtë pagë të ofruar nga shteti, që megjithëse minimale, edhe këtë nuk po e marrin.

Ata shprehen se deri tani bukën dhe ilaçet i marrin me borxhe, por edhe kjo zgjidhje sipas tyre nuk mund të zgjasë përgjithmonë, për këtë shkak edhe janë detyruar të protestojnë. Skema e re e ndihmës ekonomike dhe ajo e trajtimit me pagë të personave me afësi të kufizuar synon që ndihma të shkojë tek nevojtari, pasi shpesh parat e ndihmës ekonomike përdoren për të blerë benzinë apo alkol, ndërkohë që shifrat e kqushqyerjes së fëmijëve janë alarmane. Qytetet më problematike për vonesat dhe abuzimet me pagat sociale gjatë këtyre muajive kanë qenë Tirana, Berati, Gjirokastra, Durrësi dhe Lezha.  
 
 Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)