Në 2015, inventarizim e kartelizim
i plotë i monumenteve të kulturës

Në 2015, inventarizim e kartelizim<br />i plotë i monumenteve të kulturës
Ministria e Kulturës njoftoi sot se gjatë vitit 2014 është kryer rreth 70 % e inventarizimit dhe kartelizimit të monumenteve të kulturës. Ndërsa, thekson MK, “viti 2015 do të mbyllë përfundimisht këtë proces dhe do të kemi më në fund inventarin e plotë të thesareve tona të trashëgimisë materiale”.

Ministria e Kulturës shton se puna po kryhet në çdo drejtori rajonale me intensitet, duke sjellë edhe shembullin e DRKK Durrës që është angazhuar për të përfunduar sa më shpejt kartelizimin e plotë të të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore.

 “Ky proces ka qenë mjaft i vlefshëm për drejtorinë tonë, pasi na ka ndihmuar të bëjmë një ekzaminim të plotë e të thelluar të gjendjes aktuale të objekteve të trashëgimisë kulturore, si dhe të evidentojmë problematikat më akute dhe të hartojmë planin tonë të ndërhyrjeve, në bazë të prioriteteve që ka secili objekt”, thuhet në një postim të DRKK Durrës.

“Me përfundimin e këtij procesi, që ka përfshirë të gjithë sektorët e DRKK Durrës, ne do të kemi në dorë një instrument me standard dhe të vlefshëm, për një administrim sa më të efektshëm të monumenteve që ndodhen në territorin tonë”, thuhet në postim. 

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës