TIRANE - Nga janari i vitit 2015 karta e identitetit dhe pasaporta biometrike do të ndryshojnë dhe do të kushtojnë më shtrenjtë.
Karta e identitetit do të kushtojë 1500 lekë , ndërsa pasaporta do të kushtojë 7500 lekë.
Rritja e çmimit vjen si pasojë e elementëve shtesë të sigurisë pasi krahas shenjave të gishtërinjëve, do të shtohet dhe njohja biometrike e fytyrës sa herë, që kartës i bëhet “check-in”.
Kompanisë koncensionare “Sazhem” e autorizuar për prodhimin e dokumenteve të identitetit në vend, iu shtua kontrata dhe me 5 vite të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe ajo do te kryejë rreth 25 milionë euro investime në përmirësimin e cilësisë së këtyre dokumenteve.
Që prej 2008-s janë prodhuar rreth 3.2 milion karta identiteti dhe 2.5 milionë pasaporta biometrike.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com