Në buxhetin e 2017-s, Bashkia e Tiranës do të parashikojë dhënien e dy mijë kredive të buta, në buxhetin e ri.
Bëhet fjalë për një fond rreth 1 milionë dollarë, i cili do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë dhe do të bëjë të mundur që 2 mijë familje të marrin një apartament me kredi, ku interesi shkon deri në 3%.
Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se kryebashkiaku Veliaj do të nxjerrë një urdhër, ku do përcaktohen kriteret e reja për të marrë kredi me interes të ulët, si dhe kategoritë që do të kenë prioritet.
Një ndër kategoritë që do të kenë prioritet për të përfituar kredi të butë, do të jenë çiftet e reja. Po ashtu me prioritet do të jenë edhe familjet që u është dëmtuar banesa nga fatkeqësitë, si dhe disa ketegori të tjera që do përcaktohen në vendimin e ri që do marrë Bashkia e Tiranës.
Më herët kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se qëllimi i dhënies së kredive të buta, është që rreth 2 mijë familje të kenë një apartament të tyre, por edhe do të çlirojë shit-blerjen në tregun imobiliar, i cili prej vitesh është i bllokuar.
Aplikimi do të kryhet në njësitë administrative dhe do të merren parasysh edhe aplikimet që janë bërë deri më tani, për kredi të butë.
Kreditë e buta prej vitit 2014 janë bllokuar me vendim qeverie. Por program i ri që do të miratojë bashkia, nuk do të varet nga qeveria, por nga buxheti i saj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.2%
-
Trump
48.6%
-
S'kam mendim
3.2%
Vota total: 8324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërndava një video pa konfirmuar, influencuesi pro-Trump për CNN: Agjenti rus më dha 100 dollarë
5 Nëntor, 14:15
-
Juventusi në transfertë me Lille, Thiago Motta: Janë në formë të shkëlqyer
5 Nëntor, 14:07
-
Zgjedhjet presidenciale, Moska: S'jemi të interesuar kush fiton! Urojmë që populli i SHBA të kapërcejë krizën demokratike
5 Nëntor, 14:06
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Rradhë të gjata, votuesit presin për të votuar në Karolinën e Veriut
5 Nëntor, 14:00
-
Xhixho: Projektbuxheti 2025, jo në shërbim të qytetarëve
5 Nëntor, 13:57
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor, 13:54
-
Publikohen pamjet kur Noizy vetëdorëzohet në policinë e Kosovës
5 Nëntor, 13:43
-
UEFA: Një minutë heshtje në nderim të viktimave në Valencia
5 Nëntor, 13:36
-
Dhunoi barbarisht personazhin e Tik Tok, Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës! Shikoni momentin (VIDEO)
5 Nëntor, 13:30
-
I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Itali 31-vjeçari shqiptar
5 Nëntor, 13:24
-
‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon nga 10 vite burg për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjinin dhe 7 vite për Elvis Koçin
5 Nëntor, 13:19
-
ZYRTARE/ Shtyhet rivlerësimi i pronave, do të bëhet në 2025-ën kur të caktohen çmimet e reja të referencës së pronave në të gjitha bashkitë
5 Nëntor, 13:18