Në 2024, Shqipëria pret gara sportive me ekipet e shkollave të rajonit

Shqipëria do të mirëpresë në 2024-ën, edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet e shkollave të gjithë rajonit.

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale momente nga përgatitjet e ekipeve sportive në shkolla, që sipas tij po bëhen gati për një vit të ri garash nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar.

Numri i lojtarëve të rinj pritet të rritet, thotë Rama, duke zbuluar se këtë vit ishin rreth 10 mijë nxënës e nxënëse në ekipe sportive.

“Mirëmëngjesi dhe me përgatitjet e ekipeve sportive në shkolla, për një vit të ri garash nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar, ku do të rritet më tej numri i lojtarëve të rinj që këtë vit ishin rreth 10 mijë nxënës e nxënëse, e ku Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të krejt rajonit, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim