“Në 2025, 2 avionë për zjarret dhe stërvitje!” Xhaferraj përplasje me ministrin e Mbrojtjes në kuvend

Për të dytin vit radhazi, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të jetë më shumë se 2% e GDP-së së vendit, një kriter i NATO-s për vendet anëtare, por që opozita e sheh si mashtrim që i bëhet partnerit strategjik ndërkombëtar.

Në prezantimin e buxhetit nga vetë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në komisionin e Sigurisë, një ndërhyrje e shkurtër e tij, irritoi deputetin opozitar Ferdinand Xhaferri.

“Një kalama ministër bën ironi në Komision. Mos t’i kthehem portit të Durrësit, skandalit më të madh të abuzimit. Traktati i Varshavës është trashëgimi e juaja. Ministri bën ironi, mos më bëj ironi mua. Ti je për SPAK!”, reagoi ashpër Ferdinand Xhaferri, deputet i PD

“Kemi rritje në krahasim me vitin 2024 me 4.6%, me vlerë nominale në 2.3 miliardë lekë dhe në një total prej 52.7 miliardë lekë”, tha ministri Pirro Vëngu.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes nuk synon më vetëm shpenzimin e financave që vihen në dispozicion, por edhe fitimin, kjo në saj të rivitalizimit të industrisë ushtarake.

“Buxheti parashikon ngritjen e kapaciteteve në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan, për nisjen e aktivitetit të prodhimit, ngritjen e “KAYO sh.a” dhe Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, e cila do të kujdeset për licencimin e kompanive të prodhimit, por edhe monitorimin”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Situata e rënduar me zjarret në verën që lamë pas, ka bindur ministrinë se Shqipërisë i duhen avionë, të cilët janë në plan t’i shtohen flotës vitin e ardhshëm, me 2 funksione.

“Synojmë blerjen e dy avionëve me përdorim të dyfishtë, për emergjencat civile dhe për stërvitjen e pilotëve të forcës ajrore dhe kjo do të jetë një vijë sjellje që do e kemi edhe në vijim. Kjo na jep mundësinë që pas 1 dekade flota jonë të ketë jo vetëm helikopterë por edhe avion”, theksoi Vëngu.

Duke parë situatën e luftës, a po e sheh të arsyeshme Shqipëria rikthimin me detyrim të shërbimit ushtarak?

“Kemi vendosur qasje tjetër drejt hapit të forcave rezerviste për rritje graduale”, sqaroi ministri.

Forca tokësore ka pjesën kryesore të luanit në buxhet, ku janë parashikuar investime në armatim modern, granatahedhëse, armatim i lehtë apo pajisje të tjera, por ministria sheh nevojën e përmirësimit të mjeteve të transportit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 12/11/2024 08:55

    Paska lehur konja Xhaferri ... palo depulesh .Nuk e dime deri ku eshte me permiresimin e cilesise se diellit ky. E kane harruar fjalen turp .

    Përgjigju
  • Lui: 11/11/2024 18:03

    Me ne fund i thirret mendjes te bleni dy avione. Se i sfilitet ata zjarrfikes ushtare e police qe fikin zjarrin me dege pemesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia