'Me shpejtësi 172 km/h', shoferët të pandërgjegjësuar! Pezullohen 83 patenta dhe vendosen 2839 në 24 orët e fundit

TIRANË- Të ecësh me 172 km/h, kur maksimalja është 110 km/h, është si të kesh prerë me vetëdije të plotë një biletë drejt vdekjes, por kjo duket krejtësisht normale për një shofer i cili fatmirësisht është pikasur nga Policia Rrugore, duke shmangur një tragjedi! Si pasojë e aksidenteve të shumta rrugore të regjistruara ditëve të fundit, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet dhe ajo që është venë re është se shkeljet nga shoferët kanë qenë në masë.

Për pasojë, në 24 orët e fundit janë pezulluar 83 patenta dhe janë vendosur 2839 gjoba, pjesa më e madhe për parakalim të gabuar dhe shpejtësi tej normale të lejuara. Në video, shihet se radari ka pikasur shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi nga 120 km/h deri në 172 km/h, duke u bërë një rrezik edhe për shoferët e tjerë që lëvizin në rrugë.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave, kamerave, dronëve dhe makinave të pauniformuara, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 83 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:52 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shkelje të semaforit", njofton Policia.

Policia ka një apel për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për një udhëtim të sigurt.

"Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Atualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore nacionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri", njofton Policia.

Edhe ditën e djeshme ka pasur kontrolle të intesifikuara nga Policia Rrugore duke bërë që të pezullohen 66 patenta dhe të vendosen 2668 gjoba. Këto kontrolle janë shtuar për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore që janë regjistruar javëve të fundit, ku më tragjikja ishte ajo në aksin Fier-Vlorë, ku u shua familja prej 4 anëtarësh. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andon: 27/06/2021 19:41

    i ka fajet Berisha , se nuk ka si te jet ndryshe , do vazhdoni te kerkoni fajtor dhe do beni sikur po punoni . bravo.

    Përgjigju
  • Shoferi: 27/06/2021 16:57

    Kjo ndodh sepse ne çdo sektor te jetes punet kryhen me aksion. O burra aksion per te vene gjoba,... . Nuk punohet sistematikisht por me vrullve me hope.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt