Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, SHBA i kërkon Serbisë drejtësi
Ceremonia e rivarrosjes së vëllezërve Bytyqi të vrarë në vitin 1999
Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që t’i përfundojë hetimet e saj dhe t’i sjellë para drejtësisë autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi.
Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, tha se, 25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi janë vrarë në paraburgimin e policisë serbe. “Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë”, sipas tij.
Vëllezërit Bytyqi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë qenë shtetas të SHBA-së.
Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë atëkohë, hyrjes së paligjshme në Serbi.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë.
Në 25-vjetorin e vrasjes reagoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se regjimi i Serbisë vazhdon t’i madhërojë kriminelët e luftës, në vend se t’i mbajë përgjegjës.
“Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani në X.
Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.
Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në shkurt të vitit 2019 se vrasja e vëllezërve Bytyqi është një krim i rëndë dhe se Serbia po bën gjithçka që duhet për të hetuar rastin. REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
28.1%
-
Njësoj
40.8%
-
Më e keqe
31.1%
Vota total: 1922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendosi letra ngjitëse me foto të terroristëve të Banjskës, arrestohet një person në Mitrovicë
8 Korrik, 10:26
-
A mund të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?
7 Korrik, 18:38
-
Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare, Sveçla e Balla nesër nënshkruajnë protokollin
7 Korrik, 12:55
-
Takimet e fundit përfunduan pa rezultat, VOA: Mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë–Serbi
6 Korrik, 21:30
-
Vjosa Osmani publikon foton e veçantë me vajzat: Dritat e syve
6 Korrik, 15:16
-
Këshilli i BE i zgjat mandatin, Lajçak: Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj
6 Korrik, 10:07
-
Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Kurti dëshiron të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan
5 Korrik, 16:28
-
Serbia arreston një person të dyshuar për 'krime lufte' në Kosovë më 1999
3 Korrik, 19:34
-
"Mesazh sarkastik apo revolucionar", çfarë fshihet pas pamfletit me imazhin e Vuçiçit në veri?
3 Korrik, 17:29
-
Dialogu Kosovë - Serbi/ Bislimi pas takimit trepalësh në Bruksel: Serbia e interesuar vetëm për Asociacionin
2 Korrik, 22:09
-
Bruksel/ Kryenegociatorët e Kosovës, Serbisë dhe i dërguari i BE-së takim trepalësh
2 Korrik, 21:59
-
Një muaj paraburgim për nënën nga Podujeva që dyshohet se vrau foshnjën gjatë lindjes
2 Korrik, 16:50