Në 29 korrik zgjedhjet për kreun e ri të PD, Baçi: Farsë e madhe! Situatë e krijuar artificialisht nga Basha për ta mbajtur partinë të përçarë

Situata me përçarjen brenda Partisë Demokratike duket se do të vijojë edhe për disa kohë, duke qenë se ende tensionet mes strukturave janë më të larta se kurrë. Në mbledhjen e kryesisë së bërë në 7 qershor u vendos që zgjedhjet për kreun e ri të PD-së të mbahen në 29 korrik.

Pavarësisht tensioneve brenda kryesisë, deputeti i Rithemelimit Luan Baçi tha se nuk e njeh një strukturë të tillë dhe se personat të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje nuk janë anëtarë të zgjedhur. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, deputeti tha se e gjithë situata e krijuar është një farsë e planifikuar nga ish kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas tij po organizon takime thjesht formale një grup gjimnazistësh.

Ndërsa theksoi se përçarja në grupin parlamentar është aq e madhe se deputetët as nuk përshëndeten njëri me tjetrin.

“Nuk ka përplasje tek PD, nuk është PD këto dy grupime që mblidhen aty, disa deputetë të vetëquajtur anëtarë kryesie. Unë i njoh anëtarët e kryesisë së PD. T’u thuash anëtarë kryesie disa personave që i merr nga një listë dhe i fut tek kjo listë me rëndësi, është thjesht një farsë.  PD është në këtë situatë të krijuar artificialisht nga Lulzim Basha për ta mbajtur PD-në të përçarë deri në fund. Po të donin bashkim, do bënin gjëra praktike të vinin tek zyrat e PD-së për t’u mbledhur jo tek zyrat e Kuvendit. Të mblidhemi të gjithë bashkë, të debatojmë, të grindemi të zihemi por ta zgjidhim problemi. As nuk përshëndesin anëtarët e tjerë të grupit parlamentar.  Kanë një agjendë, Lulzim Basha e ka vërtetuar këtë gjë. Se tha që po tërhiqet tani thotë se bëra një hap pas por do bëjë dy hapa para. Me një telefonatë largon Alibeajn nga pozita e kryetarit të komanduar dhe bën takime formale me të rinj”-tha Baçi.

Duke komentuar mundësinë që Basha të kandidojë për postin e kreut të PD-së, analisti Alban Daci tha se nuk ekziston asnjë rregull që mos ta lejojë diçka të tillë.

“Nuk ka asnjë rregull të shkencave politike që e ndalon të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike”-tha analisti.

Sa i takon bashkëpunimit me Partinë e Lirisë, Baçi tha se nuk e dëshironte një bashkëpunim të tillë por shtoi se Rithemelimi kishte qenë i detyruar edhe pse e dinte se nuk do të arrinin fitoren në atë mënyrë.

Partia Demokratike aktualisht gjendet në një tjetër situatë tensionesh pasi anëtarët e kryesisë kanë vendosur datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, në 29 korrik ndërsa deputetët e grupit parlamentar kanë prezantuar platformën për nisjen e zgjedhjeve në bazë dhe më pas zgjedhjet për kryetarin e ri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Bashkëpunimi me Metën/ Daci: Aleancë e pashpresë! Baçi e pranon: Nuk ishte zgjidhja e duhur, por ishim të detyruar

 

Rithemelimi nuk dëshironte një bashkëpunim me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, por rrethanat e detyruan një koalicion të tillë. Kështu u shpreh deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi i cili tha se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ishte një zgjidhje e detyrueshme nga kushtet e krijuara nga mazhoranca që sipas tij ka mbajtur ‘peng’ vulën e PD.

Analisti Alban Daci tha se ‘Bashkë Fitojmë’ është një aleancë pa të ardhme që nuk ngjall asnjë shpresë tek shqiptarët.

“Keni krijuar një aleancë që nuk ka asnjë shpresë. Shqiptarët kanë arritur në atë fazë që është të thonë më mirë të mbajmë këtë që është sesa të vijnë këta të dy. Kjo është e vërteta o Luan”-tha Daci.

Deputeti e pranoi argumentin Dacit dhe u shpreh se bashkëpunimi me Metën nuk ishte zgjidhja e duhur për të rrëzuar Ramën nga pushteti por ishte një zgjidhje e momentit dhe jo afatgjatë.  

“Nuk kishim asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Ishte një koalicion i detyruar nga kushtet që na imponoi mazhoranca dhe ata që në shumë bashki vunë lista për këshilltarë bashkiakë dhe disa kandidatë për kryebashkiakë. Nuk është zgjidhja e duhur për të sjellë opozitën në pushtet por zgjidhje e momentit. Na duhet një bashkim i gjithë opozitës”- tha Luan Baçi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?